Panorama (Albania)

Brokaj rrëfen prapaskena­t para Lëvizjes së Dhjetorit ‘ 90: Peticioni brenda PPSH për dorëheqjen e Qeverisë

INTERVISTE/ ISH- DEKANI I MJEKESISE TREGON MBLEDHJEN E NENTORIT ‘ 90: SALI BERISHA NUK FIRMOSI DOKUMENTIN

- Sabit Brokaj

Nevoja për ndryshim të sistemit në vitin 1990 ka ardhur nga brenda Partisë së Punës. Këtë e dëshmon ish- dekani i Fakultetit të Mjekësisë në atë kohë, Sabit Brokaj, më vonë ministër i qeverisë socialiste, deputet dhe anëtar i kryesisë së PS- së.

Në një intervistë për gazetën "Panorama", profesor Brokaj sjell në vëmendje një mbledhje të organizatë­s së partisë së Degës së Terapisë në Fakultetin e Mjekësisë, në nëntor 1990, një muaj para nisjes së Lëvizjes Studentore, në të cilën është hartuar një peticion me kërkesa të forta politike. Sipas profesor Brokajt, anëtarë të Komitetit Qendror të PPSH- së, si Petrit Gaçe apo deputeti Ylli Popa bashkë me komunistë të tjerë në këtë organizatë kërkuan dorëheqjen e qeverisë së Kryeminist­rit Adil Çarçani, lirimin e të burgosurve politikë dhe shndërrimi­n e PPSH- së në një parti socialdemo­krate me program socialdemo­krat. Sipas tij, muaj më vonë këto kërkesa u artikuluan nga Partia Demokratik­e. Peticionin që e firmosën mbi 200 pedagogë, mjekë dhe studentë, nuk e ka firmosur Sali Berisha, i cili pak muaj më vonë u vu në krye të Partisë Demokratik­e. Profesor Brokaj vlerëson Lëvizjen Studentore të Dhjetorit, e cila shpejtoi proceset demokratik­e, pasi Ramiz Alia nuk po arrinte të vepronte sipas ritmit që kërkonte koha. I pyetur për vlerësimin që iu bë Mid'hat Frashërit gjatë ceremonisë së riatdhesim­it të eshtrave të tij, profesor Brokaj shprehet se vlerësimi politik i tij ishte i gabuar. Madje, ai nuk sheh as merita në Kongresin e alfabetit në Manastir, pasi, sipas tij, Mid'hat Frashëri mbronte alfabetin e Stambollit dhe jo atë latin.

Ju keni qenë dekan i Mjekësisë në vitin 1990, kur ka pasur iniciativa dhe kërkesa për ndryshim. Mendoni se ndryshimi i sistemit erdhi dhe si kërkesë nga brenda Partisë së Punës?

Po flas për universite­tin që unë e njihja më mirë se universite­tet e tjera, fryma e ndryshimit jetohej dhe veçanërish­t pas 2 korrikut, pothuaj fjala, pretendimi, kërkesa ishte evidente, ishte e dukshme. Të mos harrojmë se kishte rënë dhe represioni dhe në të dy krahët ishte i mundshëm reagimi. Në këtë kuadër, duke pasur një precedent, pretendim për lëvizje të studentëve të Mjekësisë, kur Ramiz Alia ishte në OKB dhe ajo përfundoi me disa rregullime, shtim të fondeve për universite­tin, sepse kushtet dilnin gjithmonë në plan të parë, u bë një mbledhje partie e organizatë­s së Terapisë, në Fakultetin e Mjekësisë, anëtarë të së cilës ishin personalit­etet më të larta të Mjekësisë, si Petrit Gaçe, Ylli Popa, etj.. Kishte nga këta anëtarë të KQPPSH? Petriti ishte anëtar i KQPPSH, ndërsa Ylli Popa ishte deputet. Në diskutimet që u bënë për situatën në vend, kishte një mospërputh­je mes bindjes që gjërat duhet të ndryshohes­hin dhe inercisë me të cilën po funksionon­te udhëheqja politike e kohës. Për mua, edhe konflikti që shpërtheu me studentët ishte më shumë produkt i një dëshire të ngutshme për ndryshim dhe inercisë që politika përfaqëson­te, jo se ajo nuk e kishte idenë e ndryshimit. U zhvillua mbledhja e organizatë­s së PPSH- së së Terapisë dhe të gjithë ramë dakord që Partia e Punës, meqenëse kishte në dhjetor të 1990 një Kuvend, të ndryshonte qëndrimin dhe të transformo­hej në parti socialdemo­krate, me program socialdemo­krat. Me pak fjalë, ajo që ndodhi gjashtë muaj më vonë, në qershor 1991. Pika e dytë, ishte dorëheqja e qeverisë Çarçani, sepse u pa fare e qartë se ajo nuk mund ta përballont­e situatën në të cilën ndodhej vendi. Pika e tretë, ishte lirimi i të burgosurve politikë. Të gjitha këto janë pohimet e para që janë bërë në një kohë kur në pushtet absolut ishte PPSH- ja. Partia Demokratik­e i ka artikuluar muaj më vonë këto kërkesa. Një pikë tjetër, ishte ndërprerja e eksportit të produkteve bujqë- sore. Mbaj mend se në atë kohë kishte rënë çmimi në tregjet ndërkombët­are i kromit dhe ne kromin kishim si lëndën e parë më të fuqishme për eksportet tona dhe që të kompensohe­j kjo, ishin shtuar eksportet e produkteve bujqësore, disa prej të cilave ishin bazike për ushqimin e popullatës, duke rritur varfërinë në popull. Ne kërkuam ndalimin e eksportit të këtyre produkteve. Në kërkesat tona radhisnim 13 pika drejtuar Ramiz Alisë. A pati kundërshti brenda organizatë­s tuaj? Jo, nuk pati kundërshti, pati nga ata që nuk u shprehën, por nuk pati kundërshti, nuk u ngrit dikush dhe të thoshte që nuk jam dakord me këto kërkesa. Aty spontanish­t u vendos që të gjitha këto kërkesa të hartoheshi­n në një peticion.

Kur u hartua peticioni, atë ditë apo në ditët në vijim?

U hartua në ditët në vijim, por substanca ishte ajo dhe ato pika që thashë. U ftuan pedagogët dhe studentët që të firmosnin. U hodhën mbi 200 firma, madje dhe nga mjekë të spitalit, të cilët nuk ishin pedagogë të Mjekësisë. E thashë që përjetohej nevoja e ndryshimit dhe mezi pritej një reagim i tillë. Peticionin e mori zv. dekani, Skënder Durrësi dhe e dërgoi te Ramiz Alia në Presidencë. Cili ishte reagimi i Ramiz Alisë ndaj këtij peticioni? Ramizi si Ramizi, e prit me qetësi, me butësi, mospajtues dhe hiç asgjë. Kush firmosën në atë peticion? Që nga profesor Petrit Gaçe, Ylli Popa, unë, komunistë të organizatë­s, profesorë etj.. Sali Berisha e firmosi këtë peticion? Jo, nuk e firmosi. Në mbledhjen e organizatë­s së partisë së fakultetit ishte Sali Berisha?

Nuk mund ta them me siguri. Nuk kam fiksuar zërat që nuk folën, kam të ngulitur mirë në mendje ata që u shprehën pro peticionit, sepse kisha nevojë për mbështetje­n e tyre. Saliu nuk firmosi dhe shumë pak pedagogë nuk firmosën peticionin. Shumica dërrmuese e firmosën. Doja të thosha se thelbi i kësaj është se nevoja për ndryshim dhe guximi për ndryshim ishte brenda partisë. Duhet të vë në dukje dhe një gjë, edhe më të guximshme se kjo. Dhe ka të bëjë pikërisht me profesor Petrit Gaçen. Në një nga mbledhjet e KQ, më kishin ftuar edhe mua. Unë nuk kisha të bëjë me KQ, isha dekan, por nuk kisha ndonjë detyrë partiake evidente. Në këtë mbledhje, pas një raporti të gjatë të mbajtur nga Spiro Dede dhe që ishte një nga frymëzuesi­t e ndryshimev­e, para se të nisnin diskutimet, u bë një pushim i mbledhjes. Në pushim u takova me profesor Gaçen. Meqenëse i njihja mirë mendimet e tij, sepse ishin mendimet tona, të cilat ne i diskutonim thuajse çdo ditë, i them: Ore Petrit, çfarë bëni ju këtu?! Nuk e kuptoni që tjetër botë është atje poshtë te njerëzit dhe tjetër botë kjo këtu?! Po ç'ti bëjmë ne, më tha Gaçe?! I kërkova që të ngrihej dhe të fliste, i thashë se kjo parti kështu e ka dhe ti këtu në KQ përfaqëson opinionin tonë. Ngrihu dhe shprehi. Për momentin mbeti keq. Madje i foli dhe një koleg tjetër dhe i ngacmoi sedrën në njëfarë mënyre. Petriti u ul tek e njëjta karrige dhe mbi një letër mbajti disa shënime. Kur filluan diskutimet, i pari që mori fjalën ishte Petrit Gaçe. U kthye nga ana ku ishte ulur dhe Ramizi, mbi kokën e të cilit ishin katër klasikët, Marksi, Engëlsi, Lenini dhe Stalini. Petriti i drejtohet: Ju flisni për ndryshime, për çfarë ndryshimes­h kur ju

Ata që thoshin, ulni kokën, si rregull, ishin ata që prisnin koka, kurse në demokraci ai që thotë ulni kokën, zakonisht bëhet kokëprerë politikish­t. Personalis­ht, për Mid'hat Frashërin mendoja më pozitivish­t në 1990- n se sot, sepse mendoja se historiogr­afia jonë kishte qenë e njëanshme dhe do t'i kishte rënë në qafë kot. Por kur lexoj sot dëshmitë e anglezëve, amerikanëv­e dhe gjermanëve së fundmi, atëherë unë nuk e di çfarë duhet të jesh që të mendosh ndryshe, veçse keq për Mid'hat Frashërin. Ndaj, në këtë pikë shprehem i prerë dhe e konsideroj të gabuar politikish­t vlerësimin që iu bë me aq pompozitet. Ai duhet vlerësuar si intelektua­l, por jo dhe aq për kontributi­n e tij në Kongresin e Manastirit.

keni akoma këtu klasikët e marksizmit?! Vijoi me kritika të forta, me një guxim të pashembull­t, sepse unë Petrit Gaçen e njihja shumë mirë dhe ai për çështjet politike kishte qenë i matur, ndërkohë që ishte shumë i guximshëm në shkencë, në kardiokiru­rgji. E solli këtë guxim dhe në qëndrimet e tij politike. Salla u asfiksua nga ky reagim i fortë i Petrit Gaçes. Nuk pati reagime në KQ? Asnjë nga ata që njiheshin si konservato­rë nuk reagoi. I pari që reagoi ishte Ramizi, i cili iu drejtua profesor Gaçes: Çfarë janë këto që po thua?! Pas ndërhyrjes së Ramizit, u ngritën dhe të tjerë që e kundërshtu­an Gaçen. Në atë pushim që iu bë mbledhjes, unë takova edhe Ismail Ahmetin edhe Muntaz Dhramin. I kërkova që të dyve që të ngriheshin dhe të kërkonin ndryshime. Guximi im vinte nga fryma e kohës, jo se unë isha ndonjë trim i madh. Edhe Ismaili u ngrit, por edhe atij i ndërhynë gjatë fjalës. Kur foli Muntazi u ngrit një nga salla dhe i tha: Po ti ke bërë dhe monumentet e Enver Hoxhës, si flet me këtë gjuhë?!

Kjo mbledhje e Komitetit Qendror të PPSH- së, kur është bërë?

Kjo mbledhje është zhvilluar para peticionit që nënshkroi Organizata e Partisë së Terapisë. Prandaj e them se ndryshimi është kërkuar nga brenda asaj organizate. Me këtë nuk dua të ul vlerat e Lëvizjes Studentore, sepse ajo i shpejtoi proceset e pluralizmi­t dhe ardhjes së demokracis­ë. Para kësaj, Ramizi ngriti një komision për të përgatitur ndryshimet kushtetues­e, përmes së cilave në mënyrë gjysmake pranohej pluralizmi. Në këtë komision nga universite­ti kanë qenë dy persona, unë nga Mjekësia dhe Ismail Lleshi nga Juridiku. Ka qenë Ramizi, Nexhmija, Prokurori i Përgjithsh­ëm, Aranit Çela, Dritëro Agolli, Skënder Gjinushi, Foto Çami. Ky komision tregonte se brenda asaj strukture politike të indoktrinu­ar në maksimum, përjetohej ndryshimi. Prandaj e quajta inerci, vektori ishte ndryshimi, shpejtësia ishte aq e ngadaltë sa prodhoi konfliktin.

Ju në këtë komisionin ishit formalisht apo jepnit propozime?

Ne na jepnin projektin, ne mund të konsultohe­shim. Unë disa herë jam konsultuar me Abdi Baletën, e zgjodha kastile si një person që ishte shprehur në Bibliotekë­n Kombëtare kur ne diskutonim dhe mendova se ky është një person që e shikon ndryshe, nga larg çështjen. Kisha marrë dhe Kushtetutë­n amerikane në bibliotekë, ishte e rezervuar, jo për të gjithë. Mendimet tona ne i diskutonim në komision, nuk kishte paravendos­je. Në këto ndryshime të Kushtetutë­s u përcaktua ... Par-

 ?? ( MAJTAS) ?? NGA LEVIZJA E DHJETORIT ‘ 90 SABIT BROKAJ
( MAJTAS) NGA LEVIZJA E DHJETORIT ‘ 90 SABIT BROKAJ
 ??  ?? STUDENTET E LEVIZJES SE DHJETORIT 1990
STUDENTET E LEVIZJES SE DHJETORIT 1990
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania