Panorama (Albania)

Patozi: Partitë kryesore po kërkojnë të mbysin protestën

“Basha, i nervozuar nga refuzimi i qartë i protestës për opozitën”

-

Ish- deputeti i PD- së Astrit Patozi, përmes një komenti të tij, ka akuzuar partitë kryesore në vend se po përpiqen me çdo kusht të mbysin protestën e studentëve. Sipas Patozit, tre forcat politike janë të nervozuara për fuqinë që ka marrë protesta dhe po kërkojnë ta dëmtojnë me të gjithë format atë. “Ajo që lexoj unë deri tani është se të tria partitë, që kanë marrë peng Shqipërinë, janë të nervozuara nga protesta dhe po kërkojnë që ta mbysin atë. Secili në mënyrën e vet, dikush duke e përbaltur, dikush duke e përçarë, ndërsa dikush tjetër, duke bërë sikur po e përqafon, por duke i shtrënguar fort qafën. Edi Rama, i cili i ka mbushur poturet nga masiviteti dhe nga vendosmëri­a e studentëve, kërkon që ta shuajë atë si vatër zjarri, që mund të përshkallë­zohet dhe të marrë përmasa të paparashik­uara në të ardhmen. Dhe ngjan të jetë më i priruri për t’i dërguar në sh- tëpi studentët një orë e më parë. Lulzim Basha duket i nervozuar nga refuzimi i qartë i protestës për opozitën dhe po mendon me siguri që një “gjellë që nuk është për mua, i raftë miu brenda”. Dhe nuk ka faj, sepse mund të jetë rast unikal në botë që njerëzit e revoltuar me qeverinë nuk pranojnë mbështetje­n e opozitës. Por kjo nuk është rastësi. Sepse Lulzim Basha po korr atë që ka mbjellë vetë në gjithë këto vite, sepse nuk ka lënë gjë pa bërë që kjo ditë të vinte. Ndërsa LSI, e cila është përfituesj­a më e madhe e këtij sistemi politik, që, në fakt, u ngrit me qëllimin për ta asgjësuar atë vetë, me sa duket po druhet që protesta mund të derivojë në një lëvizje antiestabl­ishment, e cila do t’ia prishte asaj edhe qetësinë, edhe planet për të ardhmen. Ky është me sa duket është meraku kryesor që kanë të tria partitë e statuskuos­ë dhe kjo është arsyeja pse protesta ka sot tre armiq të fortë dhe të identifiku­ar qartësisht”, shkruan Patozi. Ish- deputeti demokrat beson se lëvizja e aktivistit Arlind Qorri po hiperboliz­ohet, pasi realisht nuk e ka fuqinë për të prishur një protestë të atyre përmasave që studentët kanë prodhuar. Ndaj, sipas Patozit, kërcënimi kryesor i protestës janë tri forcat kryesore politike, që pavarësish­t arsyeve të ndryshme, kanë qëllim të përbashkët mbytjen e protestës studentore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania