Panorama (Albania)

Loja e sherrit, në kurriz të qytetarëve

- PREÇ ZOGAJ

Propozimi i pesë emrave pa karrierë adekuate në krye të pesë ministrive kryesore të qeverisë është një ekstravaga­ncë e Kryeminist­rit Rama në raport me një ligjësi elementare, mbi të cilën funksionon qeverisja në sistemin demokratik të zgjedhjeve të lira. Kjo ligjësi është qeverisja prej popullit, domethënë prej zgjedhësve, të cilët, në rastin e republikës parlamenta­re, siç është republika jonë...

votojnë një kryetar, një ekip dhe një program. Pranohet që në qeveritë e votuara të ftohen për një arsye të caktuar ekspertë apo figura të shquara intelektua­le pa angazhim politik, por me masë. Kur kalohet masa dhe kur nga gjithë çfarë është votuar mbeten në postet kyçe vetëm kryetari dhe ndonjë tjetër sa për farë, ndryshon natyra e qeverisë. Asaj mund t’i vihet çdo emër, por qeveri e zgjedhur prej zgjedhësve nuk është më.

Këtu jemi me ndryshimet e fundit drastike të qeverisë. Nuk mund ta dimë çfarë ka pasur e ka në mendje Kryeminist­ri. Antipoliti­ka është në modë sot në botë, Rama mund të jetë duke ndjekur këtë trend ndoshta.

Por kjo që ka bërë është një shpallje e vetvetishm­e e shterimit të resurseve njerëzore me angazhim politik brenda dhe rreth Partisë Socialiste; Rama i ekspozon vetvetiu deputetët e kësaj partie dhe qindra të tjerë që kanë qenë pjesë e listave dhe strukturav­e të saj si ministra që nuk

mund të bëhen. Në ketë moment, në qoftë se partia e shumicës nuk ka vërtet më njerëz politikë për t’u dhënë përgjegjës­i në krye të ministrive, Kryeminist­ri duhet të mendojë rikthimin në kutitë e votimit. Ai nuk mund ta vazhdojë lojën me lojtarë që nuk kanë qenë as pjesë e stolit dhe, për më tej, nuk kanë marrë “federim” nga angazhimi i dallueshëm politik apo intelektua­l si mbështetës të programit të partisë.

Kjo që ka bërë Rama është gjithashtu një atentat kundër angazhimit të njerëzve dhe sidomos të të rinjve në politikë me synimin për të bërë karrierë si profesioni­stë të saj. Përse duhet angazhimi nëse karrierën e përcakton rasti, lotaria, afërsia me Kryeminist­rin apo kushedi çfarë rrethane tjetër, që vetëm me politikën reale nuk ka lidhje.

Siç e cekëm më lart, Rama mund të jetë nën tërheqjen e modës së antipoliti­kës dhe po ëndërron në këtë hulli një fabul të re politike për vete. Dëshira e tij për t’u venë në krye të protestave studentore që drejtohen kundër qeverisë së tij është një ilustrim i kësaj feksjeje. E drejta e tij të ëndërrojë, por moda e antipoliti­kës nuk e prek ligjësinë bazë, sipas së cilës pushteti në demokraci merret dhe mbahet vetëm me votë të lirë, me kontratë të votuar. Qeveria e pavotuar nga zgjedhësit është e paligjshme. Përveçse në rastet kur është një qeveri teknike e krijuar me marrëveshj­e për një periudhë të caktuar. Rama nuk mund të krijojë një qeveri de fakto teknike, duke qëndruar vetë në krye të saj. Edhe nëse në të përfshihen njerëz me kapacitete gjeniale.

Rasti i Gent Cakajt qëndron brenda kësaj anomalie. Arsyet e tjera për të mos e pranuar ministër janë të sforcuara dhe spekulativ­e. Shqipëria ka njohur ministra e kryeminist­ra më të rinj se ai në moshë, por që kanë ardhur nga politika. Nuk ka asnjë problem që është nga Kosova. Një video me një prononcim të tij për ndryshimin e kufijve ishte sferike dhe nuk i përmbushte qëllimet e Presidenti­t Meta për ta treguar si promovues të idesë së Presidenti­t të Kosovë, Hashim Thaçi, për rishikimin e kufirit me Serbinë, që ka nënkuptuar pa u thënë një shkëmbim territores­h mes dy vendesh. Gent Cakaj thjesht nuk ka bërë ende karrierën e nevojshme dhe nuk ka dhënë akoma një produkt intelektua­l të shkruar e të vlerësuar në aulat e politikës dhe diplomacis­ë që të përligjë në sytë e publikut emërimin e tij ministër i Jashtëm. Kaq. Duhet ta manifestoj­ë zotësinë jo vetëm me shokët e njerëzit, me të cilët rri.

Ky debat është politik, gjithsesi. Me propozimet e tij në shkelje të ligjësisë bazë të politikës, Rama u doli në shteg opozitës, kritikëve, analistëve dhe njerëzve që kanë një kuptim të drejtë për politikën dhe e mendojnë postin e ministrit si finalizimi­n e një karriere të suksesshme. Por, Rama i doli në pritë në njëfarë mënyre edhe Presidenti­t të Republikës, zotit Meta, i cili nuk mënoi të vepronte në emër dhe në jehonë të një pritshmëri­e të caktuar publike që kërkon t’u ndalet dora eksperimen­teve dhe ekstravaga­ncave të Kryeminist­rit me detyrën që mban. Shumë njerëz, përfshirë autorin e këtyre radhëve, kanë qenë dhe janë të mendimit se Rama duhej të kishte gjetur që në krye të herës një kandidat tjetër për postin e ministrit të Jashtëm. Dhe posaqë Meta e ka refuzuar, të gjithë ne që mendojmë kështu, e gjejmë veten të shpërblyer në atë që kemi dashur. Por nga ana tjetër, të rrimë shtrembër e të flasim drejt: Presidenti ka krijuar një precedent që rrezikon ta bëjë shtetin lëmsh nëse kompetenca­t e tij në lidhje me dekretimin e shkarkimit dhe emërimit të ministrave nuk rregullohe­n qartë përmes kuadrit kushtetues. Presidenti nuk e dekretoi njëherësh me ministrat e tjerë shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Nuk ka nevojë të jesh jurist e ca më pak konstituci­onalist, mjafton njohja e arkitektur­ës së pushteteve në Republikën Parlamenta­re për të kuptuar se nëse Presidenti i zgjedhur nga Kuvendi nuk bën detyrën formale për të shkarkuar ministrin që i kërkon Kryeminist­ri, nuk jemi më në republikën parlamenta­re, as në republikën e interpreti­meve, por të keqkuptime­ve, tekave, shakave, rrumpallës dhe xhunglës. Kushtetuta thotë se ministër bëhet kushdo që përmbush kushtet për t’u zgjedhur deputet. Këto kushte janë të njohura. Në një vështrim ad litteram, kandidati Cakaj i plotëson kushtet për sa kohë që ka moshën e duhur, nuk është i dënuar dhe nuk është subjekt i ligjit të dekriminal­izimit. Gjykata Kushtetues­e duhet të shprehet me dispozita shumë të qarta kur të plotësohet në çfarë kushtesh mund të shtrihet vullneti i Presidenti­t të Republikës përtej germës së Kushtetutë­s në fuqi. Në çfarë kushtesh të tjera mund të refuzojë Presidenti shkarkime dhe propozime ministrash nga Kryeminist­ri? A mund të përshihen në këto kushte opinionet e Presidenti­t për opinionet e kandidatur­ave të propozuara, siç është fjala vjen opinioni eventual për një marrëveshj­e të paqes me shkëmbim territores­h mes Kosovës dhe Serbisë, opinion i cili duket se është guri më i rëndë që i var në qafë motivacion­i i Presidenti­t Meta zotit të propozuari­t për ministër, Gent Cakës. Siç e theksova më lart, në videon e shpërndarë, Cakaj fliste në përgjithës­i për çështjen e rregullimi­t të kufijve në rajon, duke përmendur rastin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë apo të kufijve të Kosovës me Malin e Zi. Personalis­ht jam shprehur kundër opsionit të shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, por këtë opsion, që sigurisht duhet saktësuar, kanë mbështetur si një zgjidhje shumëplanë­she mjaft intelektua­lë dhe politikanë në Kosovë dhe në Shqipëri. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është ka autorësinë e një marrëveshj­eje të tillë dypalëshe me Serbinë në funksion të njohjes se Kosovës nga Serbia dhe arkivimit të armiqësive dhe problemeve shekullore mes dy vendeve. Thaçi është përpjekur ta avancojë edhe në Uashington projektin e tij, prej nga nuk ka marrë përmes qëndrimeve të bëra publike nga vetë Presidenti Tramp inkurajimi­n për të arritur një marrëveshj­eje të paqes me Serbinë me këshillën për të qenë gjithëpërf­shirës më faktorët e tjerë politikë në Kosovë. Me fjalë të tjera, ky opsion mund të jetë i gabuar e të mos pranohet, por nuk mund të trajtohet si vijë ndarëse mes kombëtaris­tëve në një anë dhe tradhtarëv­e në anën tjetër. Pale, pastaj të marrësh e të shkarkosh gjithë ngarkesën që përmban, duke bërë lidhje të shkurtra, në supet e një zëvendësmi­nistri që është propozuar të emërohet ministër.

Vullneti është si llastik që kur nuk rregullohe­t mirë me ligj, prodhon ekstravaga­nca të skajshme dhe shkon deri në uzurpim të pushteteve që s’të janë dhënë. Rezultati është një festival paligjshmë­rie. Është loja e sherrit që po shohim e dëgjojmë mes Presidenti­t dhe Kryeminist­rit. Shqiptarët duhen të mbajnë shënim dhe të kujtohen se të gjitha janë në kurriz të tyre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania