Protesta në fakultete, studentët përplasen me Policinë

Policia ndalon me dhunë hyrjen e studentëve në F akultetin Ekonomik. Rektorati i UT: Kthehuni në mësim, plotësoni orët

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - BESARTA BASHA

Protesta e studentëve ka degraduar në dhunë e përplasje fizike me Policinë e Shtetit dhe atë private. Tensioni ka nisur që mbrëmjen e vonë të së enjtes, kur punonjësit e pajtuar për të siguruar qetësi e rend në Fakultetin e Drejtësisë kanë tentuar të çojnë nëpër vende tavolinat e karriget që studentët i kishin nxjerrë në korridor në shenjë proteste.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar studentë të Universitetit Politeknik dhe të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Këta të fundit kanë hapur me forcë derën kryesore, duke iu bashkuar në bojkot. Me gjithë praninë e forcave ruajtëse si në derë dhe jashtë ambienteve të fakultetit, këtë herë nuk pati ndërhyrje nga ana e tyre. Universiteti i Mjekësisë, Fakulteti e Shkencave Sociale, ai i Histori- Filologjisë dhe Inxhinierisë së Ndërtimit kanë bojkotuar paqësisht. Hollet e fakulteteve janë improvizuar si salla leksionesh ku vetëm mësim nuk bëhet. Diskutime mbi ligjin e arsimit të lartë, dëgjim muzike apo lexime librash jashtëshkollorë janë disa nga format, me të cilat kalojnë kohën të ngujuarit. Studentët janë të vendosur për të vijuar kështu deri të dielën, kur pritet të merret një tjetër vendim për vijimësinë e protestës. Përveç forcave të rendit, studentët kanë denoncuar deri në orët e vona presione e kërcënime nga persona të panjohur që janë paraqitur aty. Po ashtu, policët privatë nuk kanë lejuar ushqime e as ngrohje në mjediset ku ata qëndrojnë, duke i çuar kështu drejt pikës së fundit që kanë menduar të rinjtë, greva e urisë.

SHKRESA Tensioni arriti kulmin mëngjesin e së premtes në Fakultetin Ekonomik, kur Policia e Shtetit përdori edhe dhunë verbale e fizike në përpjekje për të mos lejuar studentët të futen në shkollë. Me thirrjet “fakulteti është i joni”, të rinjtë kanë arritur të futen në brendësi për të vijuar bojkotin, ndërsa disa prej tyre janë ngujuar e kanë qëndruar edhe gjatë natës. Kjo situatë nuk u krijua befas. Zaptimi i auditorëve nga studentët ka trembur autoritetet e larta të UT- së, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë për normalizimin e gjendjes. “Lutemi asistencën e Policisë së Shtetit, për garantimin e sigurisë dhe rendit publik nëpër auditorët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Prezenca e Policisë së Shtetit ndihet e nevojshme në kushte kur studentët kanë filluar mësimin normalisht, por nga parashikimi i situatës në terren nga administratorët e fakulteteve, rezulton se ka bllokime të vazhdueshme të ambienteve të fakulteteve. Vlerësohet se ndodhemi në kushtet kur situata paraqitet e rënduar, me pasoja negative direkte në një numër të konsiderueshëm qytetarësh ( personel e studentë) dhe prezenca ka si qëllim vendosjen e normalitetit në ambientet e UTsë”, thuhet në shkresën që ad- ministratori i ka nisur Policisë së Shtetit. Prania e forcave blu në mjediset universitare është dënuar nga pedagogë e studentë, të cilët i kërkojnë rektoratit gjetjen e një platforme të përshtatshme për rikthimin e mësimit. Ndërsa Aleanca Kombëtare e Studentëve Senatorë, në një letër drejtuar Kryeministrit, ministrit të Brendshëm, rektorit dhe dekanëve kërkojnë largimin e menjëhershëm të Policisë si dhe vënien para përgjegjësisë të policëve që ushtruan dhunë.

QËNDRIMI Duke parë situatën që nuk po gjen zgjidhje, Rektorati i universitetit më të madh në vend, ai i Tiranës, ka shprehur qëndrimin e tij të parë qëkurse ka nisur protesta. Duke njohur të drejtën e të rinjve për të protestuar ashtu edhe të atyre që duan të zhvillojnë mësim, Rektorati bashkë me dekanët u bëjnë thirrje studentëve t’u rikthehen auditorëve, teksa merr përsipër të bëjë pjesën që i takon: zëvendësimin e orëve si dhe ngritjen e një grupi pune me përfaqësi nga studentët, ku të hartohet një plan veprimi për kërkesat që lidhen me universitetin. Sakaq, ka vendosur shtyrjen e afatit për pranimin e dokumentacioneve për pagesën e tarifave.

Dje, gjatë konfrontimit të studentëve të Ekonomikut me Policinë

Bojkoti në Fakultetin e Drejtësisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.