Panorama (Albania)

Policia në fakultete, Lleshaj: Do procedohen individët, jo studentët

-

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas inaugurimi­t të Komisariat­it nr. 6 në zonën e Kombinatit, në Tiranë, ka folur rreth situatës së krijuar në universite­te dhe ndërhyrjes së Policisë. Ai tha për mediat se universite­ti i ka kërkuar ndihmë Policisë për situatën e krijuar dhe u bëri thirrje studentëve që të lironin ambientet ku duhet të bëjnë mësim të gjithë. Policia e Shtetit dhe organet e sigurisë në e këtij përgjithës­i ekzistojnë për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët vendi dhe sigurisht që qëndrojnë jashtë palëve. Kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh, të cilët, pas përfundimi­t të protestave të studentëve, të cilat u zhvilluan në rrugët e vendit në mënyrë më demokratik­e, por edhe masive të mundshme, kanë vendosur ta vijojnë në një formë tjetër, por kjo, për mendimin tim, është përtej protestave të studentëve të dhjetorit. Bëhet fjalë për një veprimtari tjetër”, u shpreh Lleshaj. Ai tha se ligji për arsimin e lartë u garanton universite­teve autonominë dhe lirinë akademike dhe mjediseve të universite­teve u garanton paprekshmë­rinë e tyre. “Paprekshmë­ria e mjediseve universita­re do të thotë paprekshmë­ria nga çdo formë e dhunës, e krimit apo e pasigurisë. Sigurisht që edhe organeve të sigurisë nuk u lejohet futja dhe angazhimi në mjediset universita­re, pa kërkesë. Ne kemi pasur këto ditë shqetësime sa i përket bllokimit të disa universite­teve, bllokim i cili ka çuar që një pjesë e madhe e studentëve t’u pamundësoh­et vijimi i studimeve. Dhe mbrëmë ka pasur një kërkese nga drejtues të universite­teve për ndihmë, në mënyrë që të liroheshin ato mjedise që janë zënë me barrikada të improvizua­ra nga disa persona të caktuar, nga një grup i vogël personash”, tha ministri i Brendshëm. Ndërsa shtoi se garancia që t’u jepet universite­teve dhe paprekshmë­ria e mjediseve universita­re do të thotë paprekshmë­ri nga çdo formë e dhunës apo e pasigurisë. Sipas tij është detyrë e drejtuesve të universite­teve që të kujdesen që universite­tet të mbeten zona të lira në çdo pikëpamje, të lira për këdo. “Studentët nuk procedohen penalisht si të tillë. Në qoftë se bëhet fjalë për individë është tjetër gjë. Se ju përdorni këtë termin ‘ studentët’ edhe kur bëhet fjalë për një person. Ai person ka emër të veçantë, ka emër dhe mbiemër. Pra, në qoftë se thoni studentët unë them prapë, jo kurrë nuk procedohen studentët, po me student kuptoj grupin e madh prej 135 mijë studentësh të Shqipërisë. Individë të caktuar, që shkelin ligjin, sigurisht nuk kanë imunitet, askush nuk ka imunitet në këtë vend nga prekja e ligjit”, tha Lleshaj.

 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania