Panorama (Albania)

“Maskaradë, krim”, Rama shpërthen kundër Metës, Presidenti: S’ka fuqi të më shantazhoj­ë

PD- LSI, KOMISION HETIMOR PER CERTIFIKAT­EN E GENTI CAKAJT

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti Meta dhe Kryeminist­ri Rama kanë shkëmbyer akuza të rënda mes tyre në distancë, pas refuzimit të shkarkimit të Ditmir Bushatit dhe emërimit të Genti Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme.

Mëngjesin e djeshëm, Presidenti Meta akuzoi Kryeminist­rin e vendit se e ka kërcënuar ashtu siç ka kërcënuar dhe shumë persona të tjerë me detyra shtetërore apo dhe gazetarë. “Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpuni­min e trafikantë­ve të drogës me pushtetarë­t, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisar­in e Fushë- Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkroi një letër Presidenti­t të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikim­in e letrave të tenderave e deri te dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidenti­n e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdr­ejtë”, shkruan Presidenti Meta në një reagim të tij në “Twitter”. Në vijim, kreu i shtetit shprehet se nuk do të ndihet i kërcënuar dhe i shantazhua­r nga askush në këtë vend. “Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidenti­t të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetues­e në botë që ndalon e interpreto­n kompetenca­t që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Presidenti­t, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!”, përfundon reagimin e tij Presidenti i Republikës.

KRYEMINIST­RI Nuk vonoi dhe përgjigjja që Kryeminist­ri Rama me një gjuhë po kaq të ashpër iu përgjigj kreut të shtetit. Po në “Tëitter”, Kryeminist­ri, duke kërkuar që askush të mos e marrë seriozisht, shprehet se reagimi i Presidenti­t vjen për shkak të gabimeve që vetë ai bëri në lidhje me mosdekreti­min e Genti Cakajt. “Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktoresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj është në atë fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët, ngaqë s’di si të dalë nga gropa që i hap vetes! I çova provat e mëkatit ndaj Gentit dhe vuan tani”, shkruan Rama. Kjo përplasje mes dy institucio­neve, Kryeminist­rit dhe Presidenti­t të Republikës, u bë temë e diskutimev­e të shumta në media, nga analistë, politikanë të të gjitha krahëve, por dhe në këtë rast nuk mungoi reagimi i Kryeminist­rit Rama. “Janë shpërndarë kadrinjtë krra- krra- krra, nga Andi Kadriu te Kadri Lubonja e me radhë, kadri andej e kadri këtej, futur shtëpi më shtëpi nga vrima e televizori­t, duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë IM. Certifikat­a e Sigurisë?!”, shkruan Rama në një postim në “Twitter”. Dy ditë më parë, Kryeminist­ri Rama e cilësoi të turpshëm dhe antikushte­tues mosdekreti­min e Cakës nga ana e Presidenti­t të Republikës. “Refuzimi i Presidenti­t për dekretimin e ministrit të ri për Europën e Punët e Jasht- me është jo vetëm antikushte­tues, po dhe i turpshëm. Argumentet e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucio­nin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, shkruan Kryeminist­ri në “Twitter”. Duke mos kursyer fjalët, Kryeminist­ri u shpreh se ministri i ri është një mijë herë më e ditur se Presidenti i Republikës. “Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutë­n, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësis­ht me fjalë si të ishte Dëshmitari X... Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës! Pupupu”, shkruan Kryeminist­ri Rama. Duke shfrytëzua­r edhe takimin vjetor me ambasadorë­t e huaj të akredituar në Tiranë, Kryeminist­ri sqaroi edhe më tej qëndrimin e tij ndaj vendimit të Presidenti­t Meta. “E kanë sulmuar dhe shkelur dinjitetin e tij për të paktën 3 arsye: Sepse është shumë i ri, domethënë, nuk i përket botës së tyre të vjetër; Sepse është shumë i pastër, domethënë, nuk mund të akuzohet për asgjë; Sepse është nga Prishtina, domethënë, që një shqiptar nga Kosova nuk mund të marrë një detyrë kaq të lartë, por, ama, si kosovar mund të përdoret si mish për top nga të gjithë ata që haptazi ose nën rrogoz i janë kundërvënë egërsisht, me vandalizëm verbal, dialogut Kosovë- Serbi”, tha Rama.

 ??  ??
 ??  ?? PRESIDENTI I REPUBLIKES, ILIR META
PRESIDENTI I REPUBLIKES, ILIR META

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania