SKEMA PER DRITAT Pensionet, ISSH: Kush përfiton nga kompensimi

Shkon në 116 mijë numri i përfituesve të kompensimit për energjinë elektrike. ISSH sqaron kushtet që duhet të përmbushin pensionistët

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Edhe pse ka filluar që pas vitit 1992, skema e kompensimit të pensioneve për energjinë elektrike po zgjerohet nga viti në vit.

Nga rreth 98 mijë përfitues, pas rritjes së çmimit të energjisë në vitin 2014, numri i pensionistëve që marrin kompensim ka arritur në më shumë se 116 mijë. Por ISSH thekson se çdo njeri që mendon se i plotëson kushtet, me faturën e energjisë elektrike, me kontratën që ka lidhur me zyrën e shitjes së energjisë, OSHE- në, mund të paraqesë një kërkesë në agjencitë e sigurimeve shoqërore ose në agjencitë e shërbimeve të integruara ADISA. Sigurimet shoqërore presin këto kërkesa, i kontrollojnë dhe masa e përfitimit i vendoset në faturën kur ai merr pension- in. Përfitimin e marrin edhe pensionet e fshatit, të njëjtë me ato të qytetit. Pikërisht për këto të fundit, në përgjigjet që ISSH u jep kërkesave të qytetarëve, është dhënë edhe sqarimi i detajuar. Në adresën e ISSH- së, dy pensionistë nga fshati pyesin: A na takon kompensimi për energjinë elektrike? Dhe përgjigjja e ISSH është kjo: "Në Vendimin e Këshillit të Ministrave, nr. 495, datë 29.06.2016, ' Për disa ndryshime në vendimin nr. 8, datë 14.01.2015, të Këshillit të Ministrave, për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KWH në muaj', është përcaktuar se: përfitojnë kompensimin nga rritja e çmimit të energjisë elektrike në masën 648 lekë në muaj, kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension social, por që janë me banim në fshat, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët". Pra, nëse ju përfitoni pension pleqërie shtetëror, jetoni në fshat dhe jeni vetëm, ju përfitoni kompensimin për energjinë elektrike".

Por cilat janë kushtet për të përfituar kompensim energjie, në fshat dhe qytet. Vendimi i fundit për unifikimin e çmimit të energjisë dhe heqjen e fashës favorizuese prej 300 kilovat në muaj hyri në fuqi në 1 janar 2014. Pas këtij ndryshimi në tarifën e dritave, qeveria vendosi të kompensojë pensionistët në nevojë. Këtë kompensim e marrin të gjithë pensionistët kryefamiljarë që jetojnë të vetëm. ISSH sqaron se "çdo pensionist që banon vetëm ose me bashkëshorten, e cila edhe ajo është pensionistë, apo edhe kur banojnë me të tjerë që nuk janë në punë, kanë të drejtë që të marrin atë që ne e quajmë rimbursim të shpenzimeve për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike ose kompensimi për dritat". Gazeta boton edhe formularin që duhet plotësuar për të përfituar nga kompensimi. Në total merren 648 lekë në muaj, aq sa është rritja e çmimit të energjisë elektrike për fashën nën 300 kilovatë në muaj. Nga ana tjetër, pensionistët përfitojnë edhe kompensime të tjera për rritjen e çmimit të energjisë ndër vite. Kusht i vetëm është që të jenë pensionist pa të ardhura të tjera, pra, pa familjarë të tjerë në certifikatën familjare, në kushte punësimi. Duhet theksuar se pensionistët do të përfitojnë edhe kompensim për taksën e shtëpisë. Gjithnjë, në rast se janë kryefamiljarë të vetëm.

Formulari për kompensimin e dritave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.