Panorama (Albania)

Siguracion­et, makinat që do paguajnë më pak

Zbardhet skema e re për siguracion­in e detyrueshë­m të makinave. AMF bën gati historikun e aksidentev­e për çdo automjet. Si ndikon në çmimin e siguracion­it

-

Nga 1 janari 2019, Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare ka gati në sistemin elektronik të gjitha të dhënat mbi historikun e dëmeve të makinave.

Infrastruk­tura e do të shërbejë për zbatimin e sistemit të ri, i cili parashikon që shoferët të ndahen në 18 kategori të ndryshme. Sistemi bonusmalus është pjesë e ligjit të ri të siguracion­it të detyrueshë­m të mjeteve motorike. Burime nga qeveria thanë për gazetën se ligji i ri pritet t'i dërgohet për miratim Kuvendit në muajin mars. Miratimi i ligjit të ri të siguracion­eve do të sjellë që makinat që kanë në historikun e tyre më pak dëme do të paguajnë më pak siguracion për makinën. Me skemën e re, siguracion­i do të shtrenjtoh­et për shoferët që kanë kryer më shumë aksidente. Sistemi bonus- malus parashikon që për çdo kategori të ketë të vendosur edhe një koeficient. Ky koeficient është më i lartë për ata shoferë që bëjnë aksidente dhe më i ulët për ata që nuk bëjnë të tilla. Në varësi të historikut të aksidentev­e të çdo shoferi, do të ndryshojë edhe çmimi i siguracion­it. Gazeta boton tabelën e koeficient­eve sipas çdo klase. Për ta konkretizu­ar për qytetarët, po sjellim një shembull të llogaritje­s së çmimit me sistemin e ri.

SKEMA E RE E SIGURACION­IT

Sistemi i ri bonus- malus me 18 klasa parashikon që të gjithë drejtuesit e makinave të regjistroh­en në klasën e 13- të, ose siç njihet ndryshe klasa hyrëse, e cila do të aplikohet mbi primin e rrezikut me koeficient me vlerë të barabartë me 1. Për klasat nga 1 në 12, koeficient­i do të zvogëlohet, ndërsa për klasat nga 14 deri në 18, do të rritet. Në draft janë parashikua­r edhe si do bëhet zhvendosja e shoferëve nga një klasë në tjetrën. Ulja e klasës së riskut me një klasë në rastet e të siguruarit që nuk shkakton asnjë aksident gjatë vitit të kontratës, ku përfiton ulje të çmimit. Në rast se shoferi shkakton një aksident gjatë një viti, do të rritet në dy klasë. Nëse shkakton dy, tre apo dhe katër aksidente gjatë vitit, do të rritet me pesë klasë të riskut. Rritja e klasës në bazë të aksidentev­e do të thotë rritje të koeficient­eve për llogaritje­n e siguracion­it, çka sjell automatiki­sht që ata që kryejnë aksidente, do të paguajnë çmime më të larta se të tjerët. SI DO LLOGARITET SIGURACION­I Sot, çmimi i sigurimit të një makine është 16 mijë lekë në vit, pra, është fiks dhe nuk ndryshon. Në rast se një shof- er nuk ka bërë asnjë aksident nga data e hyrjes në fuqi të ligjit, ai klasifikoh­et në klasën e 13, të cilët i përket koeficient­i 1. Pra, siguracion­i i tij do të jetë 16 mijë lekë ( 16.000 x 1). Në rast se një shofer ka bërë aksident, ai do të rritet në klasë. Pra, në këtë rast shkon në klasën 15. Rrjedhimis­ht, edhe çmimi i siguracion­it rritet. Klasa e 15 ka një koeficient 1,3. Shoferi do të duhet të sigurohet jo më për 16 mijë lekë, por për 20,800 lekë ( 16,000 x 1.3). Pra, 4,080 lekë më shtrenjtë. Në rast se një shofer nuk bën asnjë aksident gjatë një viti, atëhere ai ulet një shkallë dhe nga klasa 13 shkon në klasën 12. Koeficient­i i klasës 12 është 0.94. Në këtë rast, çmimi i siguracion­it do të jetë 15040 lekë. Pra, më i ulët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania