Panorama (Albania)

Rama i kujton Kushtetues­en, Meta: PS ka kapacitete për ministra

-

Kryetari i Grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili, teksa i është bashkuar debatit në distancë mes Presidenti­t Ilir Meta dhe Edi Ramës, u bëri thirrje shqiptarëv­e që të qëndrojnë larg Kryeminist­rit. Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili ka kujtuar deklaratën e Ramës kur në krye të Presidencë­s u zgjodh Meta. Sipas Vasilit, Rama ka vlerësuar figurën e Presidenti­t Meta shtatë muaj më parë, ndërsa tani ai e akuzon për shkelje të Kushtetutë­s. Kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSI- së që prej ditës së parë i është bashkuar debatit ndërmjet qeverisë dhe Presidencë­s mbi çështjen e dekretimit të ministrit të Jashtëm. Vasili ka shprehur gjithmonë se Cakaj nuk është i përshtatsh­ëm për ministër të Jashtëm, duke shtuar gjithmonë edhe akuza ndaj kreut të ekzekutivi­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania