Panorama (Albania)

Basti i fundit i Edi Ramës!

- DESADA METAJ

Qënga dita kur u propo zua si ministër i Jashtëm, Genti Cakaj është shndërruar në personazhi­n më të...

përfolur në politikë, media dhe rrjete sociale. 28- vjeçari nga Kosova, ndoshta do e ketë pasur të vështirë të përballojë lumin e madh të komenteve, pjesa më e madhe jodashamir­ëse ndaj tij. Përtej kësaj, më e rëndë duhet të ketë qenë për një të ri në moshë dhe eksperienc­ë pune, të përballet me vendimet dhe përplasjet e ashpra mes Presidenti­t dhe Kryeminist­rit të një vendi, ku ai ka pak ose aspak miq e shokë të vërtetë.

Kjo ndoshta për shkak se nuk ka lindur dhe është rritur në Shqipëri, por dhe për faktin se posti, që ai duhet të merrte, është kaq i lakmuar dhe i sulmuar edhe brenda vetë PSsë. Edhe avokatia e vetë Kryeminist­rit apo e gazetarit Baton Haxhiu duket se më shumë e kanë dëmtuar sesa ndihmuar zotin Cakaj, që të konfiguroh­et si diplomat i zoti dhe si një i ri që mund të mbajë mbi shpatulla diplomacin­ë e Shqipërisë.

Përtej vorbullës së asaj që është thënë dhe gatuar për të riun nga Kosova, përtej deklaratav­e kryeneçe të Presidenti­t dhe Kryeminist­rit, mesa duket, fshihet dhe basti i fundit që Edi Rama ka vënë për pushtetin e tij. Dhe hera e fundit, ka rreziqe që kreu i maxhorancë­s i ka llogaritur mirë e që nuk kanë të bëjnë as me “lotët” për mungesën e Gjykatës Kushtetues­e, as me betejën politike me opozitën, madje as me përballjen gjysmë teatrale dhe të përsëritur me Presidenti­n Meta.

Këtë herë, basti i Edi Ramës është me njerëzit e tij brenda Grupit Parlamenta­r të PSsë dhe jo vetëm. Është basti i fundit me veten, si basketboll­ist mediokër, si piktor i sforcuar dhe tashmë si politikan në mundësinë për të rrënuar apo ringritur imazhin e tij ( të paktën te socialistë­t që e duan ende). Është basti i hequr në minutat e fundit para ndërrimit të qeverisë e që la pa fjalë e me fytyra të shastisura shumicën e deputetëve rilindas. Askush në sallën ku u lexuan emrat e ministrave të rinj nuk ishte konsultuar, apo së paku informuar se financat e Shqipërisë do të jenë në duart e një gruaje thuajse të panjohur, për të cilën nuk ka asnjë foto apo CV të qartë në internet.

Edhe emri i ministres së re të Arsimit ishte po aq i panjohur, veç faktit që njihej si zëvendësmi­nistrja nga Kosova. Sa për kulturën dhe diplomacin­ë, besoj se ende shumica e deputetëve të PS- së nuk i kanë parë live apo të kenë pasur mundësi të shkëmbejnë një fjalë me ta. Kjo mënyrë arrogante dhe gatigati fyese e prezantimi­t të ministrave të rinj, përballë një grupi parlamenta­r që ka fituar maxhorancë­n, nuk mund të zbutej as me emrin e Erion Braçes e aq më pak të Elisa Spiropalit që më mirë se publiku, e dinë vetë socialistë­t se si i ka drejtuar doganat.

Të ndodhur përballë këtij fakti, si rrallëherë deputetët e një partie të madhe heshtën. Ish- ministrat u fshehën pas mesazheve “ngushëllue­se” për njëri- tjetrin e ca të tjerë shfletonin faqet e intrigave të vogla për ministrat e rinj. Por askush nuk foli, as për ata që ikën e aq më pak për të rinjtë që morën detyrën, duke sfiduar ( ndoshta jo me dëshirën e tyre) emrat e njohur të një partie të madhe që herën e fundit i ka fituar e vetme zgjedhjet parlamenta­re. Të ndodhur përballë faktit të kryer, disa prej tyre kishin shpresat e vakëta që Cakaj mos të dekretohej e ndonjë skandal i fshehur për ministrat e rinj të publikohej në media.

Në ditët kur opinioni publik ende zien për ndryshimet në qeveri dhe emrat e ministrave të rinj, socialistë­t, që dy vjet më parë nuk e ndanë me askënd entuziazmi­n për fitoren e zgjedhjeve, heshtën në kor. Me shpresën se një forcë e jashtme, media, opozita apo dikush tjetër me fuqi të shtuara në Bashkinë e Tiranës do ta bënte Edi Ramën “të llogariste” dhe deputetët e vet. Duke harruar ndoshta se me këtë mënyrë diabolike dhe talljeje, deri diku publike, me të zgjedhurit e listës së vet, Edi Rama ka qeverisur dikur Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Tiranës e sot e kësaj dite qeverinë. Por nuk mundën deri sa arritën në këtë pikë, socialistë­t dhe bashkë me ta dhe të tjerë, që nuk kanë votuar apo admiruar rilindjen e Edi Ramës, prekën dhe panë disa baste të humbura të Kryeminist­rit.

Edi Rama humbi bastin me studentët, për një protestë që nuk ka fuqinë e ditëve të para, por ende ka shkëndija të forta. Më herët, atij iu desh të gënjente e më pas të shkarkonte Fatmir Xhafajn. Humbi bastin me banorët e Astirit, protesta e të cilëve bëri të mundur zbulimin e skandalit ndoshta më të rëndë të viteve të fundit. Ndërsa kjo me të vetët duket të jetë basti i fundit i një Kryeminist­ri, që së fundmi ka ditur vetëm të luajë me “humbjen në xhep” dhe të shfaqet si gallataxhi.

Nuk e di a kanë qeshur socialistë­t, ata që vërtet besojnë ende te vlerat e vërteta, kur kanë parë drejtuesin e tyre të shfytyruar nga skandalet e njëpasnjës­hme duke bërë humor në TV, të ngërdheshu­r në takimet e stisura me studentët e së fundmi të acaruar në kulm në mbrojtje të ministrit të Jashtëm, që nuk ka asnjë avokat në radhët e PS- së. Që duket të jetë më i pafajshmi në një kohë kur dhe më besnikët e Edi Ramës e kanë të vështirë të bëjnë avokatin e skandaleve dhe kllounadës pa shije që Kryeminist­ri ka zgjedhur të bëjë të paktën këto javë.

Ndaj basti i fundit i Edi Ramës duket të jetë më i vështirë se mbyllja e pikave të basteve nëpër Shqipëri. Sepse kur ekuilibrat e brishta të pushtetit 6- vjeçar, të rrënuar nga skandalet e njëpasnjës­hme, nisin të lëkunden nga zgjedhjet personale dhe ndikimet familjare dhe ata që i ke konsiderua­r si “besnikët” e tu do e kenë zhgënjimin më të madh se dëshirën për të qenë pjesë e një partie, që qeveris me njerëz “pa parti”. Dhe shkëlqimin e dëshiruar si sportist dhe artist, vështirë se mund ta gjesh në dy vitet e fundit të mandatit, ku çdo kryeminist­ër ka përjetuar periudhën më të keqe si politikan. Ndaj, për sa më lart, basti i fundit mund të jetë dhe ai me koeficient­in më të ulët në historinë e bastexhinj­ve të politikës shqiptare./

Basti i fundit i Edi Ramës duket të jetë më i vështirë se mbyllja e pikave të basteve nëpër Shqipëri. Sepse kur ekuilibrat e brishta të pushtetit 6- vjeçar, të rrënuar nga skandalet e njëpasnjës­hme, nisin të lëkunden nga zgjedhjet personale dhe ndikimet familjare dhe ata që i ke konsiderua­r si “besnikët” e tu do e kenë zhgënjimin më të madh se dëshirën për të qenë pjesë e një partie, që qeveris me njerëz “pa parti”. Dhe shkëlqimin e dëshiruar si sportist dhe artist, vështirë se mund ta gjesh në dy vitet e fundit të mandatit, ku çdo kryeminist­ër ka përjetuar periudhën më të keqe si politikan. Ndaj, për sa më lart, basti i fundit mund të jetë dhe ai me koeficient­in më të ulët në historinë e bastexhinj­ve të politikës shqiptare

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania