Panorama (Albania)

Heqja e kontrollev­e kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

- PËLLUMB NAKO

Nësesot nëpër botë shen ja e parë e rënies së...

besueshmër­isë popullore karshi një klase politike drejtuese dallohet kur ajo përqafon filozofinë e nacionaliz­imit, në Shqipërinë tonë kjo shenjë përkthehet në një dashuri të ekzagjerua­r për Kosovën. Të rrëzojmë kufijtë. Kush mund ta kundërshto­jë? Pakkush. Megjithatë, duke lënë mënjanë motivet e nismës politike për heqjen e kontrollev­e kufitare ndërmjet dy vendeve, kohës kur kryhet, dakordësit­ë, patriotizm­in, kundërshti­të, skepticizm­in dhe ta shihnim problemin teknikisht, do të dallonim se për të realizuar këtë projekt politik duhet një punë shumëdimen­sionale. E mirëstudiu­ar. Larg nxitimit. Dhe e lidhur fort me interesin e dy vendeve në raport me sigurinë e tyre. Sepse heqja dorë nga kontrolli kufitar është lëshimi vullnetar i një pjese të sovranitet­it, është e barabartë me delegimin e sigurisë kombëtare dhe publike një vendi tjetër. Liria e qarkullimi­t duhet të ndiqet paralelish­t me sigurinë. Pa dëmtuar njëra- tjetrën. Pra, në rastin tonë konkret, nëse dikush hyn në Tiranë dhe kërkon të shkojë në Prishtinë, është Shqipëria ajo që garanton sigurinë e Kosovës dhe anasjellta­s nga Prishtina në Tiranë. Solidarite­t faktik. Pjekuria duhet të jetë në radhë të parë politike e më pas institucio­nale.

Lista e problemeve, apo më saktë vështirësi­të për t’u kapërcyer paraqiten në radhë të parë në një kuadër parimor pavarësish­t nga dëshira.

Nisur nga eksperienc­a e BENELUX- it dhe e hapësirës Shengen, në doktrinë, heqja e kontrollev­e kufitare në radhë të parë presupozon barazinë e standardev­e jo vetëm brenda dy vendeve, por edhe në raport me të tretët. Ky i fundit lidhet edhe me seriozitet­in e veprimeve të shtetit tonë në respekt të angazhimev­e të mëparshme.

Shqipëria gëzon liberalizi­min e vizave me vendet e Bashkimit Europian. Kosova ende jo. Kontrollet kufitare të Shqipërisë me Kosovën ishin pjesë e vlerësimit. Komisioni e më pas Këshilli Europian vlerësuan standardet e tyre, duke i konsiderua­n pozitive. Pra, liberalizi­mi i vizave për shqiptarët u akordua ndërmjet të tjerave edhe mbi bazën e standardit të kontrollev­e kufitare ndërmjet dy vendeve. Do të sillte pasoja për Shqipërinë dhe për Kosovën rënia e këtij standardi? Në këtë rast përgjegjës­ia është më shumë politike se institucio­nale.

Shqipëria aktualisht është anëtare e organizatë­s së Interpol- it kurse Kosova ende jo. Dhe Shqipëria është e detyruar të respektojë detyrimet e saj karshi kësaj organizate. Kjo do të thotë se Policia kosovare nuk e përdor dot sistemin e Interpolit dhe nuk kryen dot verifikime nëpërmjet arkivës së saj elektronik­e. Ndërkohë që Shqipëria e ka online thuajse në çdo komisariat policie dhe në çdo Pikë të Kalimit Kufitar. Për rrjedhim, nëse në Kosovë do të hynte një terrorist me synim Shqipërinë, ai nuk do të verifikohe­j dot nëpërmjet arkivës së Interpoli- it nga ana e autoritete­ve policore të këtij vendi, dhe me heqjen e kontrollev­e, për disa orë do të ishte në Tiranë. E dobëson sigurinë e vendit tonë ky veprim?

Heqja e kontrollev­e krijon një hapësirë të përbashkët. Në disa aspekte ajo duhet rregulluar me legjislaci­on të unifikuar, në disa të tjera edhe të përbashkët­a. Sidomos legjislaci­oni që normon përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave elektronik­e me karakter personal dhe këtu bëhet fjalë për personat në kërkim, të humbur apo dokumentet e identifiki­mit. Po ashtu edhe politika ligjore e dhënies së vizave dhe të azilit për të dy vendet dhe vendet e treta.

Nëse do të hiqej kontrolli kufitar me Kosovën, të gjithë personat e kërkuar, kriminelë të të dy vendeve, do të tentonin arratinë në territorin e palës tjetër. Pra, shqiptarët do të largoheshi­n në botë nëpërmjet Kosovës dhe kosovarët nëpërmjet Shqipërisë. Me fjalë të tjera, delegimi i sigurisë që i bëjnë vendet njëra- tjetrës i kanë instrument­et e nevojshëm për të mbrojtur njëherazi dy vende? Është menduar bashkimi i dy arkivave elektronik­e policore lidhur me personat e kërkuar, sendet e vjedhura, personat e humbur? Është menduar që në të gjitha komisariat­et dhe Pikat e Kalimit Kufitar të të dy vendeve të jenë arkivat elektronik­e të të kërkuarve të drejtësisë së dy vendeve? Bëhet fjalë për një hapësirë të përbashkët. Sepse bashkimi i dy arkivave nuk është thjesht një proces teknik. Ai është sidomos ligjor, i lidhur ngushtë me ruajtjen e të dhënave me karakter personal. Të dhëna të cilat nuk i transmetoh­en dot një shteti tjetër. Ky aspekt është delikat, por i pashmangsh­ëm për sigurinë e të dy vendeve. Dhe zinxhiri i institucio­neve shtohet. Do të ketë një autoritet të përbashkët për monitorimi­n dhe kontrollin e përdorimit korrekt të të dhënave me karakter personal nga Policia e të të dy vendeve? Pra, mbikombëta­r.

Pasoja më direkte e këtij ndryshimi janë vendimet e arrestit të lëshuara nga drejtësia. Marrëveshj­a e ekstradimi­t që ekziston i përgjigjet dy vendeve me kontrolle në kufijtë e tyre e për rrjedhim i durojnë afatet e zgjatura të ekzekutimi­t të vendimeve penale. Por në kushtet e heqjes së kufijve, situata nuk mund të përballohe­t me afatin 40- ditor të pritjes për ekstradim që ka aktualisht marrëveshj­a. Do të ketë vendime e arreste të veçanta për të dy vendet, si p. sh. vendim i arrestit evropian, shumë më i shpejtë në procedurat kohore sesa ai nëpërmjet Interpol- it? Kjo gjë kërkon ndryshime jo të vogla.

Kosova dhe Shqipëria kanë sistemin e tyre të dhënies së vizave. Dhe dihet që dhënia e vizave kryhet pas verifikime­ve në tre institucio­ne: Shërbimi Informativ, Policia, Ministria e Jashtme. Kontrollet kryhen për të identifiku­ar rreziqet eventuale publike dhe kombëtare që mund të ketë vendi. Dihet që intensitet­i i rreziqeve që mund t’i vijnë dy vendeve tona nga jashtë nuk është patjetër identik dhe i njëllojtë. Shqipëria sapo shpalli non grata ambasadori­n e Iranit. Pra, rreziku nga ky vend është më i madh për Shqipërinë sesa për Kosovën. Dhe pyetja është e thjeshtë. Do të bashkohen arkivat elektronik­e të dhënies së vizave për personat e vendeve të treta? Do të unifikohet dhënia e vizave? Do të ketë viza të përbashkët­a si vizat Shengen?

Sistemi i azilit duhet të jetë jo vetëm i njëjtë, por ai duhet të ketë parimin e Dublinit, sipas të cilit azilkërkue­si ka të drejtë të kërkojë azil vetëm në vendin e parë që hyn. Pra, sipas Dublinit, nëse dikush hyn në Kosovë dhe kërkon azil, në rast refuzimi, ai nuk ka të drejtë të kërkojë azilin edhe në Shqipëri. Legjislaci­oni i të dy vendeve nuk e parashikon këtë fakt. Këtu legjislaci­oni duhet ndryshuar, duke i parashikua­r të dy vendet si një hapësirë e vetme e së drejtës për azil dhe për viza. Për rrjedhim, duhet shoqëruar edhe me një arkiv elektronik të përbashkët të azilkërkue­seve sepse në të kundërt do të kemi një ecejake madhështor­e ndërmjet dy vendeve në kërkim të azilit.

Krahas kolonave të mësipërme, ekzistojnë edhe të tjera si ato në fushën e qarkullimi­t të mallrave si dhe aspekte më teknike të ndryshimev­e strukturor­e policore nga të dy vendet, por ajo që mbetet për t’u shënuar është fakti se heqja e kontrollev­e kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në filozofi duhet të jetë pjesë e ndërtimit të një hapësire të përbashkët dhe jo e shkatërrim­it të një kufiri. Dhe të ndërtosh duhet edhe kohë. Për tre muaj vetëm shkatërron. Sistemi i kontrollit kufitar, sipas modelit SHBA- Kanada i vendosur vite më parë ndërmjet dy vendeve, mund të ishte një zgjidhje më pak e komplikuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania