Panorama (Albania)

Rama: Meta ka marr peng Kushtetutë­n, e zgjidh Gjykata

KED, ku parashikoh­et ngritja e Gjykatës Kushtetues­e

- ERVIN KOÇI

Përplasja ndërmjet Kryeminist­rit dhe Presidenti­t ka vijuar edhe ditën e djeshme në rrjetet sociale. Kryeminist­ri Rama akuzoi dje Presidenti­n Meta si pengmarrës të Kushtetutë­s.

Në “Facebook”, Rama shkroi se: “Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutë­s në zyrën e Presidenti­t, i cili është katandisur në çizme rezervë të Doktoreshë­s së Shkencave”. Krahas kësaj, Kryeminist­ri theksoi se për t’i dhënë zgjidhje ngërçit, të krijuar në të drejtën e Presidenti­t për të mos dekretuar një ministër, do të jetë Gjykata Kushtetues­e. “Gjykata Kushtetues­e do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do të jetë e gjitha te njerëzit dhe zero te çizmet”, përfundoi komentin e tij në “Facebook” Kryeminist­ri.

GJYKATA

Por si do të ngrihet Gjykata Kushtetues­e. Viti 2018 mund të quhet viti i suksesit për procesin e vetingut, por ajo shkaktoi boshatisje­n e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, pasi pjesa më e madhe e tyre nuk arritën të kalojnë procesin e rivlerësim­it. Kësisoj, prej disa muajsh në vend nuk ekziston më Gjykata Kushtetues­e, pasi aktualisht në detyrë është vetëm një anëtare, Vitore Tusha, së cilës i ka mbaruar mandati, por qëndron në detyrë për shkak të detyrimit ligjor. Ngërçi për plotësimin e karrigeve bosh në Kushtetues­e ka qenë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili vetëm në fillim të muajit dhjetor që lamë pas arriti që të plotësohej. Mbledhja e parë e KED- së është njoftuar që të jetë në datën 15 janar, ku, sipas procedurav­e ligjore, fillon edhe numërimi i ditëve për plotësimin e Gjykatës Kushtetues­e.

PROCEDURA

Sipas ligjit për “Organizimi­n dhe Funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e”, ajo përbëhet nga nëntë anëtarë, ku tre i përzgjedh Presidenti, tre i përzgjedh Kuvendi dhe tre Gjykata e Lartë. Ligji tjetër, ai për organet e sistemit të drejtësisë parashikon procedurën që do të ndjekë KED për përzgjedhj­en e kandidatëv­e. Konkretish­t, nga data 15 janar kur është parashikua­r edhe konstituim­i i Këshillit, do të bëhet administri­mi i vendeve vakante të krijuar në Gjykatën Kushtetues­e. Pas kësaj, institucio­net kompetente për propozimin e kandidatur­ave duhet t’i paraqesin Këshillit menjëherë listën e personave, që kanë shprehur interesin për të qenë anëtarë të Kushtetues­es. Pas kësaj, brenda 15 ditëve, kandidatët për në Kushtetues­e do të pajisen me formularët e deklarimit të pasurisë dhe konfliktit të interesit si edhe me formularët e dekriminal­izimit. Për formularët e ILDKPKI- së, kandidatët kanë 15 ditë kohë për t’i plotësuar dhe për t’i dorëzuar pranë KED, ndërsa për formularët e dekriminal­izimit kanë 5 ditë afat. Më pas, si ILDKPKI ashtu edhe Prokuroria kanë nga 30 ditë afat për shqyrtimin e formularëv­e të plotësuar. Krahas këtyre, KED mund t’u drejtohet edhe institucio­neve të tjera për të verifikuar figurën e kandidatëv­e për anëtarë në Kushtetues­e, procedurë e cila duhet të bëhet maksimalis­ht brenda 35 ditëve nga shprehja e interesit. Kësisoj, e gjithë procedura e përzgjedhj­es së kandidatëv­e dhe listimit të tyre duhet të kryet brenda 45 ditëve. Më pas, do të jenë institucio­net kompetente që duhet të votojnë kandidatëv­e. Presiden- ti, brenda 30 ditëve nga depozitimi i listave për tre vendet vakante, duhet të përzgjedhë një nga tre kandidatët në vendet e para të listës së hartuar nga KED. Kuvendi, nga ana tjetër, do të zhvillojë një seancë dëgjimore dhe më pas emrat i voton seanca plenare, me minimalish­t 84 vota. Nëse Kuvendi brenda 30 ditëve nuk arrin të votojë kandidatët, atëherë miratohet kandidati i cili është renditur i pari nga KED. E njëjta procedurë është edhe me kandidatët e propozuar nga Gjykata e Lartë, ku ata duhet të votohen nga 3/ 4 e gjyqtarëve. Nëse numri nuk arrihet, zgjidhet ai që është renditur i pari në listë.

 ??  ?? Rama e Cakaj
Rama e Cakaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania