Skadimi i afatit, Presidenti nuk shkarkon Bushatin

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Presidenti Meta, krahas mosdekretimit të emërimit të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakajt, nuk firmosi as dekretin për shkarkimin e ministrit në detyrë, Ditmir Bushati. Në datën 4 janar, Kryeministri i depozitoi Presidentit listën e ministrave që ai kërkoi të shkarkonte dhe ministrat që kërkoi të emëronte. Pas kësaj filloi edhe numërimi i afatit kushtetues. Sipas Kushtetutës, Presidenti ka shtatë ditë kohë për shkarkimin dhe emërimin e një ministri. Por vetëm për rastin e ministrit të Jashtëm, Presidenti Meta nuk pranoi që të shprehej me dekret shkarkimi ashtu edhe me dekret emërimi. Vetë kreu i shtetit deklaroi përpara pak ditëve se vendi nuk do të rrinte asnjë sekondë pa ministër të Jashtëm, duke lënë në këtë mënyrë Ditmir Bushatin, i cili është shkarkuar nga Kryeministri, por jo i aprovuar nga Presidenti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.