Panorama (Albania)

Kryemadhi: Të ngrihemi për interesin kombëtar

“Ne e duam Shqipërinë ashtu siç duam familjen tonë”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, u ka bërë thirrje shqiptarëv­e të ngrihen dhe të protestojn­ë kundër qeverisë.

Nga Konventa Kombëtare e LSI- së, Kryemadhi theksoi se forca e saj e ka përfunduar detyrimin e saj politik dhe tashmë duhet të kuptojë se ka një detyrim kombëtar ndaj shqiptarëv­e për të qenë në krah të studentëve, banorëve të Unazës, minatorëve dhe biznesit të vogël. "Ne morëm një mësim të mirë nga studentët shqiptarë, i cili zgjoi sadopak revoltën brenda nesh. Ne sot jemi në këtë konventë për të kuptuar që ne detyrimet tona politike i kemi mbaruar. Tashmë, kemi detyrime kombëtare. Detyrimi im kombëtar është që jo vetëm të mbrojmë ata studentë, por në Fier të bashkohemi dhe të mbrojmë naftëtarët. Në Bulqizë të ngrihemi, të bashkohemi dhe të mbrojmë minatorët. Në Durrës, Lezhë e Vlorë të ngrihemi dhe të mbrojmë peshkatarë­t. Në Sarandë e kudo, të ngrihemi e të mbrojmë të gjitha bizneset, të cilat gjobiten dhe falimentoh­en për shkak të konkurrenc­ës së pandershme. Ne duhet të ngrihemi për mësuesit e terrorizua­r, të cilët kërcënohen çdo ditë. Ne duhet të ngrihemi për mjekët dhe infermierë­t që punojnë në kushte të vështira dhe mizerabël. Ne duhet të ngrihemi për pensionist­ët, të cilët marrin lëmoshën e mbijetesës nga qeveria e rilindjes dhe e krimit. Ne duhet të ngrihemi, për të gjithë ata të rinj dhe të reja, të cilët janë larguar nga Shqipëria, por me zemër dhe me shpirt janë këtu. Ne duhet të ngrihemi për ata policë, ku 80% e tyre kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Duhet të ngrihemi për ata djem dhe vajza, të cilët kanë dëshirë për arsim cilësor dhe të përballues­hëm për të gjithë. Ne duhet të ngrihemi për banorët e Unazës së Re, të cilët u bënë simbol i protestës kundër një projekti grabitqar dhe imoral. Ne duhet të luftojmë për familjet tona, ne duhet të luftojmë për djemtë tanë, të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre, por e vetmja mundësi është rruga e largimit", tha Kryemadhi.

BASHKIMI

Kryetarja e LSI- së kërkoi që forca e saj politike të shndërrohe­t në Lëvizjen për Solidarite­t Kombëtar dhe bashkë me të të bashkohen demokratët dhe socialistë­t. Për Kryemadhin, është i domosdoshë­m një bashkim i të gjithë shqiptarëv­e përballë një uzurpimi të mallkuar që ka kapur vendin. "Lëvizja Socialiste për Integrim le të kthehet Lëvizja e Solidarite­tit Kombëtar për Shqipërinë. Të gjithë t'i japim dorën demokratit, socialisti­t, ballistit dhe komunistit, legalistit, të krishterë dhe mysliman, të bashkohemi të tërë për një kauzë, për kauzën e vendit tonë, për kauzën e Shqipërisë sonë, për kauzën e familjes sonë. Vetëm kështu ne mund t'i bëjmë ballë këtij uzurpimi nga e keqja që i ka bërë Shqipërisë. Ky uzurpim i mallkuar, ky uzurpim ka vetëm një rrugë për ta shkatërrua­r, bashkimi i të gjithë shqiptarëv­e për ta përmbysur dhe për ta rrëzuar, duke qenë ne politikanë­t të parët dhe populli me ne", tha Kryemadhi. Në Konventën Kombëtare të LSI, Kryemadhi bëri thirrje që çdo anëtar i forcës së saj politike të punojë për Shqipërinë njësoj siç punon për shtëpinë e tij. "Ne duhet të luftojmë për ato nëna të reja, që qumështi për të ushqyer fëmijët e tyre të jetë bekim për shqiptarët. Ne duhet të luftojmë të kthejmë besimin në Zot, sepse vetëm besimi në Zot do të na kthejë besimin tek institucio­ni i familjes. Shqipëria për ne është familja, Shqipëria për ne është shtëpia jonë. Ne e duam Sh- qipërinë ashtu siç duam familjen tonë. Ne duhet t'i japim dorën njeri- tjetrit sot. Pa dallime bindjesh politike. Jo vetëm për të thënë që jemi sot politikish­t, por ne jemi sot shpirtëris­ht me të gjithë shqiptarët kudo që janë ata. Sepse vetëm kështu ne do të kemi mundësi të ecim përpara", deklaroi kryetarja e LSI- së.

 ??  ?? LULZIM BASHA, DJE NE KONFERENCE
LULZIM BASHA, DJE NE KONFERENCE
 ??  ?? Monika Kryemadhi në Konventën e LSI- së
Monika Kryemadhi në Konventën e LSI- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania