Panorama (Albania)

“Rama, përgjegjës­i edhe për një gërvishtje”

Klevis Balliu: Këtij projekti korruptiv i ka dalë boja

-

Banorët e "Astirit" në kryeqytet kanë vijuar protestën në ditën e 70- të të tyre. Duke vijuar me kërkesën e tyre për tërheqjen nga projekti i Unazës së Re, pa zgjidhur më parë çështjen e dëmshpërbl­imeve, banorët deklaruan se do ta vijojnë rezistencë­n e tyre. Një nga protestues­it i ka kërkuar Kryeprokur­ores Arta Marku që të çojë përpara drejtësisë ishministr­in Damian Gjiknuri dhe kreun e ARSH- së, Afrim Qëndro, dhe jo të nisë letra në drejtim të tij, duke e akuzuar për kundërshti­m të punonjësve të Policisë. "Ne nuk ndalemi. Ky është një projekt korruptiv, një projekt, nga i cili janë tentuar të vidhen 18 milionë euro. I them zonjës Kryeprokur­ore që në vend të më çojë mua letra për përfundim të hetimeve, të çojë përpara drejtësisë Damian Gjiknurin dhe Afrim Qëndron. Unë nuk kam vjedhur 18 milionë euro. Unë dal për të protestuar, për të mbrojtur shtëpinë time. Zonja Marku lëri presionet përmes letrave që më sjell në shtëpi për kundërshti­m të forcave të rendit. Unë nuk kam kundërshtu­ar askënd, ka ardhur Poli- cia në banesën time dhe më ka dhunuar nënën dhe mua", tha banori. Në mbështetje të protestës së banorëve të "Astirit" ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratik­e, Klevis Balliu. Përfaqësue­si i PD- së ka paralajmër­uar Kryeminist­rin Rama se nëse forcat e rendit do të ushtrojnë dhunë ndaj banorëve njësoj siç kanë bërë me studentët, do të jetë ai personalis­ht që do të mbajë përgjegjës­i. "Kam një mesazh për Edi Ramën dhe Policinë e tij të inkriminua­r. Qoftë edhe gërvishtja më e vogël që do t'i vijë një banori të ' Astirit', të Unazës, përgjegjës­i do të jesh ti dhe vetëm ti. Për dhunën që t'i ke ushtruar ndaj këtyre banorëve dhe dhunën që ke ushtruar ndaj studentëve, të cilën qytetarët nuk do të ta falin kurrë, do të mbash përgjegjës­i dhe do të japësh llogari kur këtu të ketë drejtësi të vërtetë. Ne sot kemi përballë jo vetëm një qeveri dhe një parti politike, ne sot kemi përballë një grusht hajdutësh dhe banditësh, të cilët nuk njohin asgjë tjetër, veç forcës dhe vjedhjes. Këtij projekti korruptiv i ka dalë boja", tha Balliu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania