Panorama (Albania)

Berisha: E premtja e zezë shënoi fundin e lirisë akademike

-

Në një dalje për mediat, kreu i PD- së e cilësoi si ngjarje të papreceden­t dhunimin e studentëve brenda ambienteve universita­re dhe ndërhyrjen me forcë të Policisë së Shtetit dhe policisë private. "Ne jemi i vetmi vend në Europë dhe një nga të vetmet vende në botë, ku Policia është futur në ambiente universita­re për të dhunuar studentët, të cilët po ushtronin të drejtat e tyre kushtetues­e dhe ligjore, pra, që mbrohet me Kushtetutë dhe me ligj, të manifestim­it paqësor apo të protestës paqësore. Ndaj, dua t'ia them fare qartë sot Edi Ramës: Ndal menjëherë represioni­n ndaj studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universita­re! Ndal menjëherë dhunën psikike dhe fizike ndaj tyre! Jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit të tyre, të ujit në ambientet universita­re ku po zhvillohet një protestë dinjitoze, europiane! Dua ta them fare qartë se kjo është shkelje flagrante e ligjit, që po e shtyn vendin drejt një konflikti civil", tha Basha. Kreu i PD- së shprehu mbështetje totale për çdo veprim të studentëve në mbështetje të kërkesave të tyre. Për këtë arsye, sipas Bashës, deputetët e opozitës do të vazhdojnë të mbrojmë me të gjitha format dhe mënyrat të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore.

UNAZA Duke e cilësuar një tender korruptiv, Basha bëri thirrje për anulim të të gjithë projektit të Unazës së Madhe. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD- së kujtoi se për shkak të një kapari të madh të paguar në këtë projekt, janë vënë re edhe kërkesa qesharake siç është ajo për vinç 450 tonë. "Edi Rama po përgatit rimanipuli­min e tenderit. Të gjithë e keni parë se me qëllim përjashtoh­et një garë e ndershme. Janë bërë kërkesa qesharake si ajo për një vinç të tonazhit prej 450 tonësh, që tregon se kaq e madhe është arroganca e Edi Ramës! Kaq i madh është kapari i paguar për Unazën, sa asgjë nuk e ndal pa e çuar deri në fund vjedhjen dhe grabitjen tek Unaza e re. Kjo tregon se kapari për vjedhjen tek Unaza është shumë i madh. Afera korruptive tek Unaza i vë kapakun pyetjes ku ka përfunduar Reforma në Drejtësi. Që nga Edi Rama, Afrim Qëndro, Damian Gjiknuri etj. do të veprojë Paketa Antimafia. Do të përgjigjen jo vetëm penalisht,

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha e cilësoi të premten si një ditë të zezë për Shqipërinë. Duke u ndalur në dhunën policore ndaj studentëve në fakultete, Berisha deklaroi se de fakto ngjarja shënoi fundin e lirisë akademike. "Dita e premte do mbetet në memorien e kombit si e premtja e zezë e lirisë së shqiptarëv­e, dita në të cilën, kriminelë me uniformë, mercenarë pa ligj dhe moral, hynë me forcë me çizmet e tyre në mjediset e fakultetev­e të Universite­tit të Tiranës, duke shkelur Kushtetutë­n dhe ligjet, lirinë akademike dhe, me urdhër antikushte­tues antiligjor të Edvin Kristaq Urrejtjes dhe mercenarit të tij, Lleshaj, u vërsulën si bisha kundër studentëve grevistë, vajzave dhe djemve që po qëndronin të ngujuar në grevë në klasat dhe auditoret e tyre. Dhuna, terrori ndaj studentëve, pushtimi, përdhosja e Universite­tit ishin de fakto kambanat e vdekjes së lirisë akademike në Shqipëri", shprehet Berisha. por edhe me pasuritë e tyre. Qëndrimi i PD- së është i qartë. Tenderi i Unazës duhet të anulohet i tëri. Të hetohet dhe çdokush të përfundojë para drejtësisë. Çdo hap tjetër meriton përgjigjen më të ashpër nga banorët e unazës. Ora po troket në minutat e saj të fundit. Mbi veprimin ose mosveprimi­n e drejtësisë dhe atyre pak prokurorëv­e të ndershëm të pavarur, varet vetë paqja sociale në vend. Mbrojtja e politikanë­ve të korruptuar do të çojë në një drejtim: një përballje civile dhe marrjen e fatit të qytetarëve në duart e tyre", deklaroi kreu i PD- së. Basha foli për një betejë totale në të gjitha dimensione­t, në mbështetje të plotë të protestave dhe reagimit qytetar. "Ora po troket në minutat e saj të fundit! Me veprimin ose me mosveprimi­n e drejtësisë dhe të atyre pak prokurorëv­e kurajozë, të ndershëm e të pakapur nga Edi Rama, nuk varet më thjesht dhe vetëm zbatimi i ligjit, por vetë paqja sociale në vend. Abuzimi i të drejtave të qytetarëve, nga Unaza e Re deri te studentët në fakultete, mosveprimi i ligjit njësoj për të gjithë, ndëshkimi i të pafajshmëv­e, të atyre që ngrihen për të drejtat e tyre dhe mbrojtja e kriminelëv­e, politikanë­ve të korruptuar do të çojë në një dhe vetëm një drejtim: Një përballje civile dhe marrjen e fatit të qytetarëve në duart tyre", paralajmër­oi kreu i PD- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania