Panorama (Albania)

Ndalohet importi i makinave të përdorura para 2008- s

-

Nga fillimi i dhjetorit, të gjithë qytetarët nuk mund të importojnë makinë të përdorur të standardit "euro 1", "euro 2", apo "euro 3". Me vendimin e ri të qeverisë, në vendin tonë lejohet të importohen vetëm makina të përdorura "euro 4", pra, të prodhuara pas vitit 2008. Vendimi i qeverisë që ndalon hyrjen e importit të makinave të përdorura të prodhuara para vitit 2008, përcakton gjithashtu se për import makinat e reja duhet të plotësojnë standardin "euro 5". "Autovetura­t e përdorura ( të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistrua­r më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 4) duhet të jenë prodhuar jo me shumë se 10 vjet para datës së regjistrim­it të parë në Shqipëri", përcaktohe­t në vendim. Për makinat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistrua­r më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, duhet të përmbushin normën "euro 5" për import. I njëjti rregull vlen edhe për mjetet e tjera të reja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania