Panorama (Albania)

Maskat u dalin në rrugë, u grabisin makinën dhe paratë

-

DURRES - Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një makinë në rrugën Fushë- Krujë - Tiranë. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22: 00 në fshatin Thumanë. Autorët të paidentifi­kuar kanë dalë në rrugën kryesore dhe në momentin që drejtuesi i mjetit është afruar, i kanë drejtuar armët dhe i kërkuan të zbriste nga makina. Sipas Policisë, pronari i makinës tip "Benz" me targa AA 046 TA nga Kukësi ishte duke udhëtuar së bashku me një pasagjer në drejtim të Tiranës kur papritur janë përballur me dy personat e armatosur. Ata nuk kanë bërë rezistencë, pasi ndodheshin në një zonë që njihet për ngjarje të ndryshme kriminale. Për më tepër që ishin përballë dy personave të armatosur dhe të maskuar. Pasi zbritën nga makina, autorët u kanë kërkuar të largoheshi­n disa metra, ndërkohë që vetë hipën në makinën që grabitën dhe u larguan në drejtim të Fushë- Krujës, duke humbur gjurmët në errësirë. Pasi autorët u larguan nga vendi i grabitjes, drejtuesi i automjetit vuri më dijeni Policinë për atë që i kishte ndodhur. Në vendin e ngjarjes mbërritën dy parulla policie, të cilat nisën punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifiki­min e autorëve. Policia lokale mori menjëherë masa duke ngritur postbllok në disa prej kryqëzimev­e të zonës, por pa mundur të binin në gjurmët e autorëve. Në deklaratën e tyre për oficerët e Policisë, drejtuesi i mjetit dhe bashkudhët­ari kanë rrëfyer peripecitë më grabitësit, të cilët edhe i kanë kërcënuar se do t'i vrisnin nëse bënin PERSONA dyshohet se ishin autorët e grabitjes me armë në rrugën Fushë- Krujë - Tiranë. Autorët i morën makinën tip “Benz” bashkë me paratë që shoferi dhe pasagjeri kishin me vete. Pre e grabitjes ra një 33- vjeçar nga Kukësi rezistencë. "Ishin dy persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët na drejtuan armën dhe na kërkuan të zbrisnim nga makina. U trembëm shumë dhe vendosëm të mos bënim rezistencë. Zbritëm menjëherë nga makina, duke bërë siç na kërkuan. Nuk mundëm t'i identifiko­nim", thanë për Policinë ata. Të njëjtat burime thanë se autorët u kanë marrë edhe paratë që kishin me vete ( bëhet fjalë për një shumë të vogël lekësh). Zona e Thumanës njihet si zonë e rrezikshme kriminale, pasi janë regjistrua­r ngjarje të rënda si: vjedhje, grabitje me armë, vendosje tritoli, rrëmbime dhe vrasje. Nikla dhe Thumana rezultojnë me numërim më të lartë të personave të skeduar nga Policia lokale për ngjarje të ndry- shme kriminale të zbardhura dhe të pazbardhur­a. "Më datë 12.01.2019, në aksin rrugor pranë Thumanës, shtetasit A. K., i cili kishte ndalur mjetin në rrugë dhe e kishte lënë ndezur, persona ende të paidentifi­kuar i kanë marrë nën kërcënim makinën dhe janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorëve", bën të ditur Policia. l. m

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania