Panorama (Albania)

I ftohti i acartë shkakton viktimën e dytë në Korçë, 65- vjeçari pëson atak

-

KORÇE - Në Korçë është shënuar viktima e dytë nga i ftohti. Një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e temperatur­ave të ulëta dhe kushteve ekstreme të motit në Korçë. Një 65vjeçar nga qyteti i Korçës ka humbur jetën, teksa ishte duke shkuar për në punë. Vasil Mati ishte nisur për të shkuar në punë, pasi punonte si roje në Manastirin e Çifligut prej kohësh. Ngjarja është regjistrua­r në zonën e njohur si ish- ferma në Korçë, në një rrugë dytësore mes tokave bujqësore. Mati ishte banor i Lagjes 18 të qytetit të Korçës, ndërkohë që çdo ditë udhëtonte në fshatin Çiflig në këmbë për shkak të distancës së vogël që i duhej të përshkonte në këmbë për të arritur në fshat. Por pasditen e së shtunës, 65vjeçari duke ecur ka humbur jetën në mes të rrugës si pasojë e një ataku kardiak. Ka qenë një banor në afërsi të zonës kur 65vjeçari është rrëzuar në tokë i pajetë, ai i cili ka njoftuar Policinë. Nga ana tjetër, bashkëshor­tja e 65vjeçarit, pas telefonata­sh të shumta dhe në pamundësi të kontaktont­e me bashkëshor­tin, është alarmuar dhe së bashku me familjarë të tjerë ka nisur të kërkojë bashkëshor­tin. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka nisur të punojë për identifiki­min e viktimës dhe përcaktimi­n e shkaqeve të vdekjes. Nga të dhënat e para dhe konstatimi i mjekëve, viktima ka gjetur vdekjen si pasojë e një ataku kardiak ku dyshohet se kanë ndikuar edhe temperatur­at e ulëta. Një javë më parë, një tjetër person humbi jetën si pasojë e atakut kardiak, teksa ishte duke shkuar në punë. Ngjarja u regjistrua në fshatin Ravonik, ku viktima ishte duke udhëtuar me biçikletë së bashku me kolegët e tij, ndërsa gjeti vdekjen e menjëhersh­me. dh. ç

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania