Panorama (Albania)

Po kalonin rrugën, i riu përplas për vdekje dy këmbësoret

-

DURRES – Ecte me shpejtësi, 22- vjeçari përplas për vdekje dy këmbësoret. Një aksident i rëndë automobili­stik është regjistrua­r mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Dy gra ( këmbësore) mbetën të vdekura në vend nga përplasja e fortë e një mjeti, që drejtohej nga një 22- vjeçar. Sipas Policisë, viktima kanë mbetur Bukurie Cufaj dhe nusja e djalit të saj, Sabie Cufaj, përkatësis­ht 56 dhe 38 vjeçe. Ngjarja është regjistrua­r rreth orës 19: 30 në rrugën “Vllazërimi” në kohën kur vjehrra dhe nusja ishin duke zbritur nga urbani për të shkuar në banesën e tyre që ndodhej disa metra më tej. Në momentin që kanë zbritur, ato janë marrë përpara nga makina tip “BMW” me targa AA 835 BD, që drejtohej nga 22- vjeçari. Përplasja ka qenë shumë e fortë, pasi mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe, duke u shkaktuar vdekje të menjëhersh­me dy shtetaseve. Në vendin e ngjarjes mbërriti Policia, e cila ka arrestuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin dhe nisi hetimet për të mësuar shkakun e kësaj ng- jarjeje të rëndë. Sipas ekspertëve, shkak për aksidentin është bërë fakti që automjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe mungesën e ndriçimit dhe sinjalisti­kës ver- tikale dhe horizontal­e. Dihet që kjo rrugë është e banuar në të dy krahët e saj dhe mjaft e rrezikshme për këmbësorët që kalojnë çdo minutë nga njëri krah në krahun tjetër. Në rrugën “Vllazërimi” numërohen të paktën 25 viktima nga aksidentet ( në harkun e dhjetë viteve), pa llogaritur aksidentet me pasojë plagosjen apo aksidente të lehta, duke u konsiderua­r si rruga e “vdekjes”. Banorët e zonës kanë ngritur me dhjetëra herë shqetësimi­n pas ngjarjeve të njëpasnjës­hme të aksidentev­e, por situata nuk ka ndryshuar. Madje, sot banorët kanë paralajmër­uar një tjetër protestë për mungesën e ndriçimit dhe sinjalisti­kës në rrugën “Vllazërimi”. l. m

 ??  ?? Vendi ku ndodhi aksidenti
Vendi ku ndodhi aksidenti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania