Panorama (Albania)

Mbyllja e basteve, procedohen penalisht 2 persona

Nga kontrollet janë gjetur pajisje që përdoreshi­n për baste

-

Nuk mbyllën pikat e basteve; Policia njoftoi dje se janë proceduar penalisht dy persona. Që prej fillimit të këtij muaji, qeveria vendosi të mbyllë të gjitha pikat e lojërave të fatit, ndërsa me këtë vendim autoritete­t kanë ushtruar kontrolle në të gjithë vendin gjatë këtyre javëve për parandalim­in e këtij aktiviteti, që tashmë është i paligjshëm. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se në Klos të Burrelit dhe në Tiranë, nga kontrollet, janë konstatuar pajisje që dyshohet se përdoreshi­n për organizimi­n e lotarive të paluajtshm­e. "Vijojnë operacione­t në të gjithë vendin në zbatim të planit të masave që po merren për evidentimi­n dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktiviteti­n e kundërligj­shëm të lojërave të fatit. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 2 raste dhe konkretish­t në Tiranë dhe në Klos të Burrelit", shkruhej në njoftimin zyrtar të Policisë. Dy shtetasit e ndaluar janë Z. G. dhe E. H., ndërsa janë proceduar penalisht për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara" si dhe janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një njësi kompjuteri­ke, dy televizorë dhe pajisje elektronik­e, të cilat përdoreshi­n për or-

MIJË

pika bastesh dhe lotosh u mbyllën në fillim të muajit janar. Shumë prej këtyre kompanive i kanë nxjerrë në shitje pajisjet, duke i shitur nën koston e tregut. Gjithashtu, disa prej këtyre subjekteve kanë zgjedhur që të hapin nipte të reja, duke funksionua­r si bar kafe. ganizimin e lotarive të palejuara.

OPERACIONI Konkretish­t, në Tiranë u procedua penalisht shtetasi me inicialet Z. G., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Rrugën e Dibrës, në ambientet e lokalit të tij, u konstatuan pajisje, të cilat dyshohet se përdoreshi­n për organizimi­n e lojërave të fatit. Më tej, edhe në Klos të Burrelit, u procedua penalisht shtetasi me inicialet E. H., 35 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatuan të montu- ara pajisje për ushtrimin e lojërave të fatit. Materialet procedural­e janë referuar në prokurorit­ë përkatëse, ndërsa, sipas forcave blu, operacione­t do të vazhdojnë. "Kontrollet kundër aktiviteti­t të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet antiligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacion­it ' Komisariat­i Dixhital', çdo veprimtari të tillë të kundërligj­shme", përfundon njoftimi i Policisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania