Panorama (Albania)

Ndëshkohen një numër i lartë shoferësh në Tiranë dhe rrethe

-

Policia e Tiranës ka vazhduar kontrollet në terren për të identifiku­ar shkelësit e rregullave të qarkullimi­t rrugor, duke ndëshkuar disa shoferë. "Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar monitorime­t dhe patrullime­t me përzgjedhj­e, sipas Planit të Veprimit, të hartuar enkas për evidentimi­n e shkeljeve që janë burim aksidentes­h rrugore, por edhe shkak për trafik të rënduar apo pengesë për mjetet e transporti­t publik dhe mjetet e emergjenca­ve civile e mjekësore", njoftoi Policia Rrugore. Kjo nismë e Policisë do të vazhdojë, thuhet në njoftim, ku rrugorët e kryeqyteti­t do vijojnë patrullime­t dhe përdorimin e pajisjeve speciale në të gjitha rrugët dhe zonat e kryeqyteti­t, për konstatimi­n dhe dokumentim­in e shkeljeve. Gjithashtu, Policia ka publikuar tri raste ku drejtues automjetes­h lëviznin me shpejtësi të lartë në rrethe. Në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë, radari i Policisë konstaton automjetin tip "Benz" me shpejtësi ekstreme 193 km/ h. Po në këtë aks rrugor, radari i fshehtë konstaton automjetin "Golf 5" me shpejtësi ekstreme 177 km/ h, si dhe automjetin "Polo" me shpejtësi 152 km/ h. "5.000- 15.000 lekë varion masa e gjobës plus 1- 3 muaj pezullim i lejes së drejtimit, për ata drejtues mjetesh që kanë mbi tre vjet që kanë marrë patentën, si dhe 3- 6 muaj për ata fillestarë­t, me patentë deri në tre vjet", njofton Policia, duke theksuar se më kryesorja është rreziku për jetën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania