Panorama (Albania)

Daniel Steel, shkrimtarj­a e pavlerësua­r që hyri në librin Gines

-

Që shkrimtarj­a amerikane Daniel Steel ishte në një periudhë kohe një nga emrat më të dëgjuar të letërsisë, këtë e dinë të gjithë ata që kanë shkuar qoftë edhe një herë në librari. Emri i saj përmendej në Amerikë në prodhime kinematogr­afike e seriale të kohës, gjendej gjithandej në shtypin e përditshëm dhe titujt e librave zinin njëri- tjetrin. Me të dalë një titull, kishte mbërritur edhe tjetri. Mirëpo, edhe pse sasia nuk mund të tregojë cilësinë, përkundraz­i, librat e autores Steel kanë qëndruar në krye të listës si librat më të shitur në Amerikë, për plot 381 javë, njëra pas tjetrës! Për këtë arsye, në vitin 1989, librat e saj kanë hyrë në librin Gines.

Shkrimtarj­a amerikane është ndër autoret më prodhimtar­e në kohën e sotme, që prej 3 dekadash, pavarësish­t që kritika letrare s'e ka përfshirë ndonjëherë në emrat cilësorë të letërsisë amerikane apo edhe asaj botërore. Ajo ka shkruar mesatarish­t nga një libër në vit, një pjesë e të cilave janë bërë edhe filma. Duke qenë vazhdimish­t "bestseller', Steel është edhe shkrimtar- ja e dytë e gjallë më e pasur në botë, pas amerikanes tjetër J. K. Rowling, autores së serisë "Harry Potter". Në fillim të vitit 2018, pasuria e saj llogaritej në rreth 1 miliard e 300 milionë dollarë. Ndërkohë, rekordin e shitjeve të librave të të gjithë kohërave e mban ende Agata Kristi dhe Shekspiri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania