Panorama (Albania)

Shpërthim në Paris, katër të vdekur

Nisin hetimet, incidenti besohet se nisi nga rrjedhja e gazit në furrë

-

Një shpërthim i fuqishëm, i shkaktuar nga një rrjedhje gazi, ka marrë jetën e katër personave dhe ka plagosur 47 të tjerë, dhjetë nga të cilët në gjendje të rëndë, mëngjesin e së shtunës në Paris. Autoritete­t evakuuan të gjithë banorët pranë zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa shkaktoi thyerje xhamash dhe përmbysje makinash. Incidenti ndodhi në “Rue de Trevise”, në pjesën verioreqen­drore të Parisit, jo larg nga qendra tregtare “Galeries Lafayette”. Incidenti ndodhi në një furrë pjekjeje në orën 09: 00 të mëngjesit, ndërkohë që zjarrfikës­it po i përgjigjes­hin raportimev­e për rrjedhje gazi. Fqinjët kishin ndjerë erën e gazit të shtunën në mëngjes dhe kishin njoftuar shërbimet e emergjencë­s. Ndërkohë që ata po ndërhynin, ndodhi shpërthimi brenda pastiçeris­ë “Hubert”, e cila shet kekë mëngjesi dhe pasta. Ministri i Brendshëm francez, Christophe­r Castano, duke komentuar incidentin ka shkruar në “Twitter”: “Trishtim i thellë. Jemi përkrah familjeve të viktimave. Kombi ndan dhimbjen me ta”. Origjina e shpërthimi­t është një rrjedhje gazi, por vlerësimi zyrtar do të jepet pas përfundimi­t të një hetimi që ka nisur. Castano, i cili vizitoi skenën me Kryeminist­rin francez Edouard Philippe dhe kryetaren e bashkisë së qytetit, Anne Hidalgo, ka shkruar më parë në “Twitter” se bi- lanci i viktimave do të jetë i rëndë. Më shumë se 200 zjarrfikës i janë përgjigjur incidentit. Dy prej tyre ishin mes viktimave. Një nga zjarrfikës­it kishte mbetur nën rrënoja pas shpërthimi­t për rreth dy orë e gjysmë. Policia këshilloi publikun që të qëndrojnë larg nga zona dhe për të bërë hapësirë për automjetet e emergjencë­s. Gazeta “Le Parisien” ka raportuar se furra nuk ka qenë e hapur për klientë në kohën e shpërthimi­t. Të lënduarit nga ky zjarr janë dërguar në spital me helikopter­ë.

 ??  ?? Nga shpërthimi në Paris
Nga shpërthimi në Paris

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania