Panorama (Albania)

“Lugina s’është temë në bisedime, taksa nuk hiqet!

-

Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Lugina e Preshevës nuk do të bëhet pjesë e pazareve dhe se një temë e tillë nuk duhet të përfshihet në dialogun me Serbinë me asnjë çmim. Sipas tij, përfshirja e temave mund të jetë rrezik në atë çfarë ka arritur Kosova deri tani. “Ne Luginën e duam me zemër, pa kushte, nuk e shtimë në pazar luginën me asgjë, pra, Lugina është Luginë. Por, përfshirja e temave mund të jetë me rrezik në atë çka kemi mbërrit deri tash”, tha Haradinaj. Gjatë ditës, ai i është referuar sërish bisedimeve dhe konkretish­t kërkesës së BE- së për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Ai tha se po sheh fushatë që ka për synim të dëmtojë këtë vendim. Por refuzoi ta heqë taksën. Ai ka deklaruar se e di edhe prej nga po vjen kjo fushatë. “Pra, është një fushatë qysh me tregu se taksa nuk është bash qashtu, u bo për do qëllime tjera. Pra, ja ka nis njëfarë fushate, ne dimë prej nga vjen. Çkado që hyn në Kosovë, ne kemi Doganë në krejt vendin, pos nëse e qesin në shpinë e atë s’kemi qysh me ua ndalu... po na e dimë prej nga vjen, çka vjen... nuk hyn mall as i Rusisë, as i dikujt tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania