Panorama (Albania)

Një luftëtar më shumë, Amir Abrashi në fushë pas 10 muajsh

-

Shqipëria mund të bëjë llogaritë me një luftëtar më shumë për këtë edicion. Amir Abrashi është rikthyer dje në fushën e lojës, pas një mungese të gjatë prej dhjetë muajsh. Në mars ka qenë ndeshja e tij e fundit me Fraiburgun, e vlefshme për Bundesligë­n gjermane, dhe më tej shqiptari nuk ka luajtur më asnjë takim. Një dëmtim në gju bëri që të kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjika­le për të riparuar dëmtimin në ligamentin krociat, që e detyroi mesfushori­n kuqezi të mungonte thuajse një vit si për skuadrën e tij, ashtu edhe për Kombëtaren shqiptare. Dje, Abrashi është rikthyer për herë të parë në fushën e lojës si titullar në një ndeshje miqësore me skuadrën e Mainzit, që përfundoi 2- 2. Mesfushori kuqezi luajti për 63 minuta dhe tregoi sërish grintën dhe dëshirën që e karakteriz­on në mesin e fushës. Abrashi ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe tanimë po kryen plotësisht fazën përgatitor­e, që e bën të gatshëm edhe për kuqezinjtë në muajin mars. Abrashi ka qenë një nga heronjtë e mesfushës së Kombëtares për arritjen në Europian, falë kilometrav­e të shumta që përshkon gjatë një ndeshjeje futbolli dhe grintës që e karakteriz­on.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania