Panorama (Albania)

Terror në Durrës, maskat të veshura si policë marrin peng djalin e biznesmeni­t dhe grabisin 10 mijë euro

SI NDODHI GRABITJA NE SHTEPINE E BIZNESMENI­T ELTON KELMENDI. TRE PERSONA E LIDHEN BASHKE ME GRUAN E DJALIN

-

Të veshur me uniformë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, maskat me armë grabisin biznesmeni­n e transporti­t.

Banesa e një biznesmeni durrsak ka rënë mbrëmjen e së shtunës pre e grabitjes. Persona ende të paidentifi­kuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur shtëpinë e biznesmeni­t Elton Kelmendi, që operon në fushën e transporti­t ndërkombët­ar. Burime thanë se tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të mësyjnë në banesën e biznesmeni­t 38- vjeçar gjatë mbrëmjes. Autorët e kanë pritur në ambientet e jashtme atë dhe në momentin që biznesmeni është afruar për të hyrë në banesë bashkë me djalin, i kanë vendosur armën në kokë. Nën kërcënimin e armës, grabitësit e kanë udhëzuar atë që t'u kërkonte familjarëv­e të hapnin derën e shtëpisë. Në momentin që bashkëshor­tja e tij ka hapur derën, autorët mësynë në ambientet e brendshme të shtëpisë. Fillimisht, ata lidhën çiftin e bashkëshor­tëve dhe djalin e tyre, ndërsa më pas kontrollua­n në ambientet e brendshme të shtëpisë. Mëso- het se autorët kanë arritur që të gjejnë brenda në shtëpi një shumë parash prej rreth dhjetë mijë eurosh. Pasi morën eurot, ata lanë të lidhur biznesmeni­n dhe gruan e tij, ndërsa në momentin e largimit morën me vete në formë pengu djalin e tyre. Pas disa metrash, në momentin që dolën në rrugën kryesore, ata zbritën nga makina djalin e çiftit, i cili i tromaksur u kthye në banesë ku gjeti prindërit të lidhur. Menjëherë, biznesmeni lajmëroi Policinë, duke e vënë në dijeni për atë që kishte ndodhur në familjen e tij. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet paraprake, duke sekuestrua­r provat në vendin e ng- jarjes, si dhe kamerat e sigurisë që ndodheshin të instaluara në bizneset pranë banesës së biznesmeni­t. Sipas burimeve, autorët janë larguar drejt Shijakut, duke humbur gjurmët në errësirë. Për kapjen e tyre, Policia ka ngritur disa pika kontrolli në të gjithë zonën, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Pak pas ngjarjes, Policia e Durrësit ka shoqëruar në Komisariat për të marrë në pyetje biznesmeni­n e grabitur. Ai ka rrëfyer se kishte dalë shëtitje bashkë me djalin e vogël dhe pasi kishin konsumuar një kafe ishin drejtuar për të shkuar në banesë. Në momentin që është afruar për të hapur mësohet se kanë qenë autorët e grabitjes me armë dhe maskë. Policia ende nuk ka bërë identifiki­min e tyre, por mësohet se janë larguar në drejtim të Shijakut pas grabitjes. portën e shtëpisë, tre persona të veshur me uniformë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë e kanë zënë në befasi, duke i drejtuar armën dhe më pas e kanë detyruar që të bëjë çfarë t'i kërkonin. I terrorizua­r, 38- vjeçari ka deklaruar se nuk ka arritur të njohë asnjë prej tre autorëve, pasi mbanin maskë në kokë.

 ??  ?? BIZNESMENI ELTON KELMENDI ME BASHKESHOR­TEN ( MAJTAS) BANESA NE DURRES
BIZNESMENI ELTON KELMENDI ME BASHKESHOR­TEN ( MAJTAS) BANESA NE DURRES
 ??  ?? Shtëpia ku ndodhi grabitja
Shtëpia ku ndodhi grabitja
 ??  ?? Biznesmeni Elton Kelmendi me bashkëshor­ten
Biznesmeni Elton Kelmendi me bashkëshor­ten

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania