Panorama (Albania)

Dy shpirtrat në gjirin e Europës Lindore

- BORIS KALNOKY D. W.

Ndoshta, kështu është ngado, por besoj se në Europën Qendrore dhe Lindore është edhe më e theksuar: shoqëritë tona janë pak skizofrene. Ne kemi dy anë: Njëra shikon me përgjërim nga Perëndimi, tjetra rrudh ballin e zemëruar me shitmendje­n, arrogancën dhe - siç na thotë kjo anë - budallallë­kun e paanë të tij. Ndoshta, kjo anë është edhe mbizotërue­sja.

Atë e gjen, sidomos në zonat rurale dhe në zemrat e atyre që nuk janë as shumë të rinj e as shumë të vjetër, as shumë të pasur e as shumë të varfër, të cilët kanë familje dhe punë. E gjen sidomos te gratë e martuara me fëmijë. Këta janë njerëzit që i japin dy të tretat e votave Kryeminist­rit Viktor Orbán në Hungari.

Të tjerët i gjen kryesisht nëpër qytetet e mëdha. Janë të rinj, studentë, të palidhur, janë gra të reja, për të cilat e drejta e abortit është më e rëndësishm­e se detyrimet mëmësore, ata flasin disa gjuhë të huaja dhe shëtisin nëpër botë. Kur i kthejnë sytë drejt së ardhmes, duan që ajo të jetë shumë premtuese. Kohëve të fundit këta i sheh shpesh nëpër rrugë duke demonstrua­r - në Poloni, Hungari, Serbi, Rumani, Sllovaki. Nuk u mjafton që gjërat të mbeten siç janë dhe e përçmojnë stabilitet­in, vlerën më te rëndësishm­e të unit tonë konservato­r.

“URBAN” APO “FOLKLORIST”

Këto dy pole të shoqërive tona kanë ekzistuar gjithmonë. Qysh në vitet 1920 dhe 1930, ato quheshin në Hungari “urbane” - elitat urbane - dhe “folklorist­ët”. Të dy krijuan kulturë, letërsi, muzikë, art me vlera të qëndrueshm­e. Por Perëndimi ka parë dhe ka dashur të shikojë vetëm anën urbane tonën. Vetëm veprat urbane u përkthyen në gjuhët perëndimor­e. Vetëm intelektua­lët urbanë kërkoheshi­n si partnerë bashkëbise­dimi pas Rënies së Murit. Kjo kështu është ende.

Por, te ne, shkrimtarë­t popullorë, që në veprat e tyre e përshkruaj­në shoqërinë rurale me shumë dashuri dhe në mënyrë të detajuar, kanë qenë gjithnjë shumë më të preferuar. Ne dëgjojmë më shumë zërin e brendshëm: atë të muzikës popullore, të dashurisë tragjike. Brenda nesh arsyeton vajtimi i përjetshëm i kombit. Edhe tani, Perëndimi po tregon interesim, paçka jo fort të lartë, për ata që po demonstroj­në kundër pushtetarë­ve dhe ndoshta thotë se ata në Lindje nuk janë edhe aq të pashpresë. Pjesa tjetër - shumica - nuk i intereson.

PËRQENDRIM­I I PUSHTETIT

Fakt është se po lind një brez i ri, i cili si pikë referimi nuk ka më “antikomuni­zmin”. Pika e referimit të tij është push- teti “i lig”. Dhe deri diku kanë të drejtë. Fryma e optimizmit për të ardhmen që mbizotëron­te në fillimet e kthesës politike, pas Rënies së Murit, është zhdukur prej kohësh. Si socialdemo­kratët në Sllovaki dhe Rumani, ashtu edhe konservato­rët në Poloni, Serbi dhe Hungari, qofshin ata kritikues ose adhurues të flaktë të BE- së, si në Serbi, qeveritë e vendeve tona përpiqen t’i zënë të gjitha postet e pushtetshm­e të shoqërisë dhe ta bëjnë ekonominë të nënshtruar­ën e tyre.

Korrupsion­i luan rol të rëndësishë­m. Synimi është arritja e një pushteti optimal, shumë larg nga ajo frymë lirie e fillimit të viteve ’ 90, që i mbushte njerëzit e asaj kohe, brezin e prindërve të demonstrue­sve të sotëm. Fëmijët e tyre thonë sot: Ne duhet të përmbyllim atë që filluan prindërit tanë.

KONSERVATO­RIZËM STRUKTUROR NË LINDJE

Të vjetrit dikur do të vdesin, një brez i ri po rritet, pra, ka shumë potencial për ndryshim - por, për fat të keq, shumë nga këta të rinj dëshirojnë të emigrojnë në vendet perëndimor­e të BE- së që janë më pranë idealeve të tyre dhe ku pagat janë më të larta. Kjo çon në një konservato­rizëm strukturor në Europën Lindore. Uni ynë konservato­r nuk largohet, ai rri në vend dhe habitet me këta që hidhen sa andej e këndej.

Sondazhet tregojnë se qeveritë në Poloni, Serbi dhe Hungari nuk kanë frikë nga këto protesta. Është pak më ndryshe në Rumani dhe Sllovaki, sepse aty mund të sjellin ndryshime zgjedhjet e ardhshme. Ndoshta, sepse aty nuk qeverisin konservato­rë që flasin për vatër, Zot e vatan, por socialdemo­kratë të korruptuar, që nuk kanë një mesazh të vetin dhe që e kanë gjithmonë e më të vështirë të flasin me “zërin e popullit”.

STABILITET­I NDODHET NË MES

E ardhmja është e pashmangsh­me dhe të rinjtë e qyteteve tona, elita e së nesërmes, dëshirojnë një vend tjetër nga ai, në të cilin jetojnë sot. Ky brez i ri i pëlqen BE- së, por BE- ja me sa duket nuk po e kupton atë: Ajo po planifikon për të ardhmen më pak para për Europën Lindore dhe Qendrore dhe kjo do ta rrisë tendencën e emigrimit te të rinjtë më të aftë.

Rol kyç për ndryshimin luan edhe premtimi ndaj brezit të ri për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre, e jo për një të ardhme më të mirë në Gjermani apo Angli. Kjo duhet pasur parasysh në Bruksel.

Sa për ne: Nuk kemi pse të hahemi me veten. Uni ynë urban dhe egoja jonë rurale vërtet që janë dy shpirtra të ndryshëm. Por, ah, ato jetojnë të dyja brenda nesh. E në mes është ai ekuilibër që e duam të gjithë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania