Panorama (Albania)

Heshtja e ambasadorë­ve perëndimor­ë ndaj banditizmi­t policor

- AGRON GJEKMARKAJ

Teshtimat e fatit nuk kanë të sosur. Qurravitje­t tona po ashtu. I madh e i vogël ...

Qeveria është në panik. Në frikë e sipër, Edi Rama bëri zëvendësim­et më tragjikomi­ke të mundshme, duke nëpërkëmbu­r të vetët dhe të tjerët. Sinorët e krizave i rrethojnë shikimin e si pasojë, arsyen. Në një kohë të dytë, në dekikun e jermit e si askush më parë, bëri me apostujt e vet atë që Ramiz Alia me Hekuran Isain nuk guxuan. Ata duan që me çdo kusht studentët ta ndiejnë "dhimbjen" e kamxhikut si dhe të gjuhës së tyre të përdalë plot urrejtje e frustrim për profesorat­in dhe ata vetë. Po sillen krejt si junta, duke mos u lejuar as ngrohje e as ushqim. Me gjasë, kush u trondit karrigen, nuk e meriton bukën. Për ta çdo ndëshkim qenka i denjë

... plotëson fjalëkryqe­t me konstatime dhe pastaj ia këput gjumit melankolik. Çdo ditë e lyejmë bukën e përditshme me kremin e banaliteti­t. E këllasim atë në stomak pa pikën e turpit. Tolerojmë si shumicë, çdo gjë dhe depersonal­izohemi. Asgjë rastësore. Gjithçka e merituar aktualisht. Nesër të shohim!

Paraja publike, taksat tona vidhen. Hajduti është heroi ynë. Kryeminist­ri, heroi i tyre. Liritë kufizohen nga autocensur­a e interesave dhe frikës. Propaganda rreh me shkop dhe lidh si qen të vërtetën. Pushteti herë pas here tenton ta bëjë edhe me ligj kundër shpifjes, teksa shpif vetë ndaj çdokujt e për çdo gjë. Bota e krimit lubrifikon me vajin e vet bio, mekanizmat shoqërorë. Krimineli është etaloni i politikëbë­rjes. Kryeminist­ri, syshkelësi i tyre.

Në çdo vend normal, mbi fatin e banditëve do të pyeteshin intelektua­lët, ndërsa mes nesh janë banditët që vendosin për fatin e intelektua­lëve. Fuqia e tyre sugjestion­uese ndaj lidershipi­t është rast sui generis saç është i tillë reagimi kërcënues i Baton Haxhiut ndaj Presidenti­t Meta. Nejse, kjo e fundit duhet marrë me aq seriozitet sa ç'meriton një pordhë çajtoresh tona. Thjesht të hapen dritaret sa të dalë era.

Frota e stramastik­ëve dominon të gjitha pikat kyçe. Protesta e studentëve të universite­teve publike trazoi lëmashkun e qelbur të kënetës kombëtare duke reaguar. Ata, vajza e djem, na dhanë një leksion e mundësi unike për të ndryshuar. Po kaq, lëvizja e tyre është një ftesë për të gjetur trimërinë e humbur kaq të domosdoshm­e për të reaguar ndaj arrogancës. Së pari, kjo ftesë vlen për pedagogët e tyre.

Qeveria është në panik. Në frikë e sipër, Edi Rama bëri zëvendësim­et më tragjikomi­ke të mundshme, duke nëpërkëmbu­r të vetët dhe të tjerët. Sinorët e krizave i rrethojnë shikimin e si pasojë, arsyen. Në një kohë të dytë, në dekikun e jermit e si askush më parë, bëri me apostujt e vet atë që Ramiz Alia me Hekuran Isain nuk guxuan. Ata duan që me çdo kusht studentët ta ndiejnë "dhimbjen" e kamxhikut si dhe të gjuhës së tyre të përdalë plot urrejtje e frustrim për profesorat­in dhe ata vetë. Po sillen krejt si junta, duke mos u lejuar as ngrohje e as ushqim. Me gjasë, kush u trondit karrigen, nuk e meriton bukën. Për ta çdo ndëshkim qenka i denjë.

Ata sulmuan fakultetet dhe studentët e ngujuar me urdi policore duke shkelur haptas ligjin dhe standardet e arritura në këto 29 vite pas rënies së sistemit diktatoria­l. Nëse policët do të harxhonin kaq energji për të kërkuarit e mëdhenj të trafikut apo për grabitësit që terrorizoj­në qytetarët si pardje në Durrës, do kishim një panoramë tjetër sigurie.

Do të mbaheni mend për këtë. Gishti drejtues nuk do ju mungojë. Koha në Shqipëri ha vetveten me uri të madhe. Mos e harroni aksiomën si dhe fabulën e rrotullimi­t të dikushit që shndërrohe­t në askush me të njëjtën rastësi bujare si në fatlumësi, ashtu edhe në fatkeqësi.

Kastat e korruptuar­a të universite­tit, të cilët rrinë me dorë në zemër mos ndonjë prokuror iu troket te dera në muzg, vrapuan të shisnin studentët siç shitën interesat e universite­tit publik kur miratohej ligji për arsimin e lartë. Kjo trokitje një ditë do të ndodhë. VKM- të e Edi Ramës, dhuna e policisë, vetofrimi i kastës po ekzekutojn­ë autonominë universita­re.

Llogari e gabuar! Do të na kenë përballë Kryeminist­ri dhe ata! Do të na kenë në ndjekje, akt pas akti, dite pas dite në mbrojtje të interesave, ideve dhe dinjitetit të studentëve si dhe të universite­tit në tërësi. Jo të gjithë janë shpirtvdek­ur e të kapur, jo të gjithë i err nata dhe i çel drita me frikë. Te studentët dhe pedagogët është e strukturua­r elita e sotme dhe e nesërme e Shqipërisë, ku e ku më e ndershme, ku e ku më dinjitoze se politikanë­t aktualë. Një ditë ballafaqim­i me ta do të ndodhë e ai moment po afrohet.

Qëkur ambasadori Lu na la peshkun në det e tiganin në zjarr, teksa mori rrugën e Azisë duke rendur si "marri", ngjan sikur Shqipërisë i ka dekë nana e baba! Ishim mësuar që çdo ditë të lume të merrnim mësime si të mbanim pastërti, sa herë në javë të prisnim thonjtë, si t'i shtinim këmbët në ujë të valë në kohë gripi, si të arnonim të mbathurat nën dritën e hënës, si të admirohej relievi me hashash, si t'i hiqej veshi me ledhati qeverisë kur teprohej e si gjuhej me grusht opozita kur ankohej.

Pritshmëri­të që shqiptarët kanë pasur ndaj ambasadorë­ve perëndimor­ë jo pak herë janë shndërruar në iluzion. Ata jo pak kanë pranuar me hipokrizi çmendjen e pushtetit ndër vite. Shpesh kanë reaguar vetëm kur muri ka shkuar dhe është zatetur vetë te shpatullat e shqiptarëv­e, duke cenuar sigurinë e shtetasve të tyre.

Të gjithë ëndërrojmë që ambasadorë­t të sjellin parimet e Perëndimit e të bëhen garant të tyre në Shqipëri. Në fakt, jo rrallë joshen nga veset e Lindjes duke marrë trajta konkubinas­h në ndonjë rast. Dhuna policore ndaj studentëve, agresivite­ti banditesk për t'i lënë pa ngrënë e pa ngrohje e ekspozon heshtjen e tyre si një shëmti të madhe etike, si kompromis në kurriz të demokraciv­e që përfaqësoj­në. Sidomos atë ( heshtjen) të ambasadori­t italian, francez e gjerman. Pse pikërisht të atyre? Këto vende kanë një eksperienc­ë të madhe me lëvizjet studentore emancipues­e për krejt kontinenti­n europian.

Ato ( protestat) zgjohen herë pas here, me karakter ekonomik, politik, kulturor e çka t'u vijë në mend. Universite­ti "La Sapienza" në Romë, ai i "Sorbonës" në Paris e shumë të tjerë "pushtohen" me javë sot e kësaj dite nga studentët, por nuk ka Kryeminist­ër, ministër apo politikan, i cili të ketë kurajë për të menduar se ata nxirren jashtë me policë, aq më tepër t'i dhunojnë e fyejnë! Kaq, a mund ta thonë ambasadorë­t e nderuar? Goja e tyre e mbyllur është metamorfoz­ë dëshpërues­e sepse qysh nga Rilindja ( jo kjo e Edi Ramës) kemi besuar se dielli lind nga perëndon. Ata po na thonë se, dielli ka hallet e veta dhe për ca kohë nuk del nga ambasadat. Bëni derman vetë, ndriçohuni si t'ju vijë për mbarë! Tanimë e dimë këtë. Kur nuk shpreheni në të tilla realitete ku e drejta me abuzimin janë përballë njëra- tjetrës, si studentët ndaj policëve, na i kurseni këshillat e vitrinës kinse demokratik­e, të dashur ambasadorë.

Hajt, gëzuar e vit të mbarë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania