Panorama (Albania)

Baba Amerikë e nana Europë

- NEXHMEDIN SPAHIU

Disa vite më parë, në zyrën time në Mitrovicë më vizitoi një delegacion prej 4 vetash nga Foreign Office ( Ministria e Jashtme Britanike). Për të shkurtuar bisedën...

... dhe për të treguar se e dinë kush jam unë, më shtruan pyetjen e parë tepër direkte: Ne britanikët bashkë me gjermanët kemi krijuar kombin shqiptar, e përse atëherë ju shqiptarët në të dyja luftërat botërore ishit jo me ne, po me gjermanët?

E mora me mend se po t'ia kenë bërë po këtë pyetje ndonjë tjetri, do t'ia ketë bezdisur me përrallat se partizanët tanë i luftuan gjermanët dhe se Shqipëria kishte 28.000 dëshmorë si dhe budallallë­qe tjera, duke u përpjekur t'iu tregojë diplomatëv­e britanikë historinë e falsifikua­r, me të cilën ata do të nënqeshnin.

Unë i rashë shkurt: u thashë po, e vërtetë që ju dhe gjermanët krijuat kombin shqiptar, por kishte një dallim. Ju ishit në rolin e babait, ndërsa gjermanët në rolin e nënës. Kur divorcohen prindërit, fëmijët mbajnë anën e nënës dhe prandaj në të dyja luftërat botërore ku ju u ndeshët me gjermanët, shqiptarëv­e iu kajt nana.

T'i kthehemi tani Kosovës. Kosovës i shndriti fati në fund të shekullit XX, si epilog i luftës së ftohtë. Aleatët tradiciona­lë të shqiptarëv­e ( anglezët, gjermanët, amerikanët, turqit, italianët e madje edhe francezët) ishin në një kamp. Pra, nuk ndesheshin me njëri- tjetrin, por luftonin Rusinë. Në anën tjetër, Serbia e Milloshevi­çit u tregua më "katolike se Papa" dhe ndërhyri në puçin ushtarak kundër Jelcinit në Rusi. Kësisoji, Kosova doli në jetë si një komb i ri e i vogël, por me përkrahje të madhe, ku ro- lin e babës e pati Amerika ( ia hoqi qafe hasmin) e rolin e nanës Bashkimi Europian ( u mor me përkundjen dhe ushqimin e këtij kombi të ri). Tri sfidat e Kosovës Në këto 20 vite të jetës si një komb, Kosova nuk u përball me sfidën prindërore. Baba Amerikë dhe nana Europë shkonin mirë njëra me tjetrën. Sfida e parë doli Turqia.

Pasojë e grusht- shtetit të dështuar më 15.07.2016 në Turqi, qe afrimi i Turqisë me Rusinë dhe ftohja me Perëndimin. Vladimir Putin shfrytëzoi rastin ideal për të fituar terren në betejën e tij për penetrim drejt Perëndimit dhe arriti të lëkundë gurin më të madh në këtë drejtim, duke shpëtuar kokën e Erdoganit përmes informatav­e vendimtare.

Nga një skifter i NATO- s kundër Rusisë, Turqia u shndërrua në një komb në përpjekje të rolit që luajti Jugosllavi­a e Titos dikur: mes Perëndimit e Rusisë - edhe me Perëndimin, edhe me Rusinë.

Për Kosovën, kjo është një sfidë: Nga t'ia mbajë? Turqia apo Perëndimi?

Derisa marrëdhëni­et Turqi - Perëndim nuk janë të ftohura krejtësish­t, Kosova nuk e ka problem të mbahet edhe me Turqinë, edhe me Perëndimin, por problemi shtrohet, çka nëse Kosova duhet të zgjedhë anë? Shyqyr që deri te kjo situatë nuk kemi ardhur akoma.

Njëkohësis­ht, çdo sfidë është edhe një mundësi. Afrimi i Turqisë me Rusinë është edhe një mundësi më shumë për të zbutur kundërshti­min rus në axhendat e Kosovës.

Natyrisht, forcimi i rolit rus në drejtim të Perëndimit, nuk filloi me Turqinë.

5 kombet e Bashkimit Europian, që nuk e kanë njohur Kosovën, në fakt nuk e kanë bërë atë jo pse e kanë inati Kosovën, por sepse kanë një antiamerik­anizëm të fshehur brenda tyre. Ndikimi rus në Europë fitoi terren edhe në Maqedoni e Hungari. Dhe derisa në Maqedoni, amerikanët e larguan, atë duke ia mbledhë vetë Ali Ahmetit për të bërë koalicion me Zaevin e jo me Gruevskin, në Hungari ky problem paraqitet më i vështirë, pasi afrimi i Viktor Orbanit me Putinin nuk është vetëm hir i një pushtetari të fuqishëm, por orientim politik i një kombi, i cili lakmon pozicionin politik të Jugosllavi­së së Titos gjatë Luftës së Ftohtë.

Sfida tjetër është Britania e Madhe. Largimi i saj nga Bashkimi Europian sjell ndry- shime në gjeostrate­gjik, ndryshime të cilat mund të vijnë në shprehje më vonë. Çka nëse raportet Britani e Madhe - Bashkim Europian ( Gjermani) shkojnë duke u acaruar? A do të mbajë Kosova anën e njërës apo të tjetrës?

Në fakt, babë i kombit kosovar është me plot kuptimin e fjalës, Amerika. Dhe nëse një acarim i raporteve SHBA- BE nuk është në horizont për arsye të tyre të ndërsjella, për fëmijën e tyre, Kosovën, veç po dalin sheshit mospajtime­t.

Derisa nana Europë, si të gjitha nanat e kësaj bote, fëmijën e vet Kosovën po përpiqet ta pajtojë me vagabondin Serbi, duke i lëshuar rrugë vagabondit, pra, duke mos e shtyrë në konflikt me vagabondin, baba Amerikë problemin e sheh duke e udhëzuar fëmijën Kosovë të tregojë muskujt.

Shumëkush vendimin për taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe vendimin për formimin e Ushtrisë Kombëtare të Kosovës e sheh si guxim dhe vendosmëri të Ramush Haradinajt, por në fakt vendimi është i babës Amerikë e nderi iu la Ramushit e jo dikujt tjetër, ashtu siç nderi apo faji për kompromisi­n që Amerika do të bëjë ( apo veç e ka bërë) me Serbinë do t'i lihet Hashim Thaçit.

Hashim Thaçi do të nënshkruaj në Uashington atë që baba Amerikë veç është marrë vesh me Serbinë.

Duke qenë se këtë marrëveshj­e për Kosovën e bën baba e jo nana, është e pritshme që marrëveshj­a të jetë më dinjitoze për Kosovën se ajo potenciale në Bruksel.

Kosova nuk duhet të harrojë se ajo jeton në gjirin e nanës Europë dhe sado të entuziazmo­het pas muskujve të babit Amerikë nuk duhet ta hidhërojë nanën Europë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania