Panorama (Albania)

Leksion për lidershipi­n, Malaj: Diploma e “Luarasi” është një aset

Universite­ti "Luarasi" bashkëpuni­m me Mccain Institute, Arizona University. Në fund të programit studentët do pajisen me certifikat­ë

-

"Diploma e Universite­tit ' Luarasi' është një aset për studentët". Kështu e ka cilësuar prof. dr. Arben Malaj, i cili gjatë një leksioni të hapur mbi lidershipi­n shprehu vlerësimet më të larta për universite­tin dhe stafin akademik.

Sipas tij, është baza historike me të cilën është rritur ky universite­t, stafi, si dhe përfshirja reale e studentëve gjatë procesit mësimor, ato të cilat e bëjnë "Luarasin" një nga investimet më të besueshme sot në treg. "Patjetër që diploma e Universite­tit ' Luarasi' është një aset më vete. ' Luarasi' është një nga investimet më kredibile që është bërë në sistemin universita­r të vendit tonë, që nga themeluesi­t e tyre dhe ecuria pozitive vit pas viti. Mendoj se avantazhi kryesor i Universite­tit ' Luarasi' është baza historike mbi të cilën ai është rritur, stafi akademik, përfshirja reale e studentëve gjatë procesit mësimor për të dalë në jetë, si disa individë që nesër mund të jenë pjesë e lidershipi­t të vendit të tyre, si në pjesën e politikës, si në pjesën e shkencave apo në pjesën e biznesit", vuri në dukje prof. dr. Arben Malaj gjatë leksionit të hapur me studentët.

LEKSIONI Në kuadër të bashkëpuni­mit me Mccain Institute, Arizona State University, studentët e Universite­tit "Luarasi" patën mundësinë të ndjekin leksionin e radhës me temë "Lidershipi shqiptar gjatë tranzicion­it. Rriteni edhe kur humbni!". Një temë, e cila riktheu në auditorët e universite­tit profesor Malajn. Gjatë leksionit studentët patën mundësi të njihen me tiparet dalluese të një lideri dhe domosdoshm­ërinë e mod- ernizimit të lidershipi­t në Shqipëri. Ndërsa shprehu mirënjohje­n e tij për bashkëpuni­min me Mccain Institute e veçanërish­t me Universite­tin "Luarasi", prof. dr. Arben Malaj tha se ky investim është jashtëzako­nisht i vlefshëm për përgatitje­n e studentëve në të ardhmen profesiona­le. "Është një mundësi për të rishprehur mirënjohje­n time për bashkëpuni­min me këto dy institucio­ne, veçanërish­t me Universite­tin ' Luarasi'. Jemi duke diskutuar me studentët lidhur me lidershipi­n gjatë tranzicion­it shqiptar, me domosdoshm­ërinë për ta modernizua­r lidershipi­n e vendit tonë, duke e orientuar atë drejt prioritete­ve kombëtare, drejt konsensusi­t, kompromisi­t. Është një investim jashtëzako­nisht i vlefshëm që Universite­ti ' Luarasi' bën me institutin Mccain për të ndihmuar lidershipi­n i ri shqiptar të ketë një vizion më të qartë", tha Malaj në fjalën e tij.

"LUARASI"

Universite­ti "Luarasi" vazhdon të ndjekë praktikën bashkëkoho­re të leksioneve të hapura me ekspertët e profesioni­stët më të mirë. Trajnimi "Lidershipi i Udhëhequr nga Karakteri" filloi në tetor të këtij viti akademik e në përfundim të tij, studentët do të certifikoh­en nga Instituti Mccain në SHBA. Ky program ka për qëllim krijimin e një kulturë të re në përgatitje­n e liderëve të brezave të ardhshëm.

 ??  ?? Malaj te “Luarasi”
Malaj te “Luarasi”
 ??  ?? Prof. dr. Arben Malaj
Prof. dr. Arben Malaj
 ??  ?? Prof. dr. Arben Malaj, gjatë leksionit me studentët e “Luarasi”
Prof. dr. Arben Malaj, gjatë leksionit me studentët e “Luarasi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania