Panorama (Albania)

VASILI: RAMA, SOT I VDEKUR POLITIKISH­T

-

Kreu i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili, akuzon kreun e qeverisë Rama se me ndryshimet e tij në qeveri solli një grup anonimësh dhe prodhoi hiçgjë. "Kryeminist­ri, i cili sot është thjesht një asgjë, sepse ka vdekur e rënë politikish­t dhe moralisht, u përpoq të zgjidhte hallin me një hiçgjë të madhe anonimësh, që përveç përbetimit se mund të bëjnë çdo çmenduri që ai do t'u kërkojë, nuk ofrojnë dot asgjë tjetër. Anonimët injorante mund të bëjnë çmendurira për mafien qeveritare me alibinë se këta të shkretët janë fillestarë dhe po mësojnë qeverisjen, të cilën pasi ta mësojnë mirë, nuk do të gabojnë më. Këto çmendurira janë fatura të rënda, që bien mbi kurrizin e të gjithëve, ndërkohë që Kryeminist­ri asgjë fiton para dhe dëmton deri në palcë vendin dhe interesat e tij", tha Vasili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania