Balla: PD dhe LSI, kundër votës së emigrantëve më 2019

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha dje se PS ka kërkuar të drejtën e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit që në paketën e vitit 2011. Balla ndodhet në Athinë në kuadër të Asamblesë së PS- së me përfaqësues të të gjitha degëve në Greqi. "Me Reformën Zgjedhore, ne duam të biem dakord për një formulë zgjedhore që i jep të drejtën e votës shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit", tha Balla. Sipas tij, Shqipëria është vendi i vetëm në Europë, që edhe pse e ka më tepër se 1/ 3 e popullsisë në emigracion, nuk u mundëson shqiptarëve jashtë territorit të shprehen me votë për vendimet që duhet të marrë vendi i tyre. Ende, tha Balla, nuk arrij ta kuptoj se kush është arsyeja që mban peng PD- në për realizimin e kësaj çështjeje. "Ne kemi nisur prej disa vitesh edhe një proces hartimi të adresarit të shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit,- tha Balla,- ndërsa vuri në dukje se PS është partia e parë që ka institucionalizuar Ministrinë për Diasporën". Lidhur me modalitetet, Balla tha se për zgjedhjet e përgjithshme të viti 2021 jemi në kohë për të diskutuar të gjitha format e votimit, me postë apo votimin tradicional në konsullata e ambasada, siç kanë edhe vendet e tjera. "Këto janë të gjitha modele për t'u eksploruar, por apeli im drejtuar PD- së është që seanca parlamentare e 21 janarit të jetë shprehje e gatishmërisë së të gjitha palëve që zgjedhjet vendore të zhvillohen sipas standardeve më të mira të përcaktuara nga OSBE/ ODIHR- i", tha Balla.

Balla, Gjylameti dhe Çuçi, dje në Athinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.