Panorama (Albania)

Salianji: Lleshaj pupac i Ramës, më keq se Hekuran Isai

-

Deputeti i Partisë Demokratik­e Ervin Salianji ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, se po sillet si pupac i Ramës dhe po dhunon dhe terrorizon studentët në universite­te. Salianji i ka kujtuar Lleshajt se do të mbahet mend si ministri që urdhëroi pushtimin policor të universite­teve, duke ia kaluar edhe Hekuran Isait të diktaturës. "Ai që hesht është pupaci i Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme. Shqetësimi kryesor i Sandër Lleshajt është dhuna dhe terrori psikologji­k ndaj studentëve protestues. Është ministri që do të mbahet mend si urdhëruesi i pushtimit policor të universite­teve, duke ia kaluar edhe Hekuran Isait të diktaturës. Pupaci ushtar i Edi Ramës është ministri, i cili nuk ka folur asnjëherë të vetme për revanshin e krimit ndaj shtetit, për korrupsion­in gjigand, për rendin dhe sigurinë. Të trajtosh studentët si kriminelë dhe kriminelët si partnerë është zgjedhja e anës së gabuar. Në demokraci, politikani ka frikë ligjin dhe qytetarët, ministri i Brendshëm i Republikës duhet të kujdeset për rend dhe siguri, duke nisur nga sigurimi i protestës së qetë të studentëve. Lleshaj ka zgjedhur të jetë Zhvejku i Ramës dhe jo ushtari i Republikës", deklaron Salianji. Deputeti i PD- së ka kujtuar se si në të gjithë vendin krimi po dominon, ndërkohë që Lleshaj është i shqetësuar të vërë nën kontroll protestën e studentëve. "Në Durrës bandat plaçkitin shtëpinë e biznesmeni­t dhe i marrin peng edhe fëmijën. Në FushëKrujë, pak km larg aeroportit të vetëm, maskat dalin duke terrorizua­r dhe plaçkitur në mes të rrugës. Kur je pupaci i shefit, zgjedh pa problem të kesh partner krimin, jo studentët, zgjedh interesin personal për pushtet të KM dhe jo Kushtetutë­n dhe ligjin", shprehet deputeti i PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania