Panorama (Albania)

Premtimi në 106- vjetorin e Policisë: Do godasim krimin dhe korrupsion­in

Drejtori i Përgjithsh­ëm, Ardi Veliu: Strategji të qarta për një luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar e terrorizmi­t

- ETLEVA DELIA

Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit festuan dje 106- vjetorin e themelimit, duke premtuar goditjen e krimit dhe korrupsion­it.

Në një aktivitet të posaçëm të organizuar nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë dhe Ministria e Brendshme, ministri Sandër Lleshaj dhe drejtori Ardi Veliu premtuan se do të godasim pa kopromis krimin e organizuar, korrupsion­in dhe çdo veprimtari tjetër të paligjshme. Gjatë aktiviteti­t u theksua se në 106 vjet nga themelimi Policia ndryshoi formën dhe përmbajtje­n e saj, duke iu nënshtruar kërkesave të kohës dhe komuniteti­t hap pas hapi. "Filozofia e institucio­nit nga dikur e hekurt, e standardiz­uar dhe e detyrueshm­e sot është fleksibile, tolerante, e hapur dhe e angazhuar për të përvetësua­r idetë dhe teknologji­të e reja. Rruga që kemi përshkuar ka pasur sfida të egra, në të cilat na është dashur të mësojmë dhe të lëmë pas. Detyra dhe thelbi i saj mbetet i njëjtë, pavarësish­t kohës apo dimensione­ve sociale, ne jemi pararojë e mbrojtjes së ligjit. Është pikërisht zbatimi i ligjit kryefjala e betimit të secilit prej nesh", u shpreh gjatë fjalës së tij drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu. Sipas tij, çdo periudhë ka pasur karakteris­tikat e veta, në të cilat janë vënë re të metat e përparësit­ë e institucio­nit dhe metodave të përdorura, duke u krijuar një traditë. DREJTORI I POLICISE "Eksperienc­a e vyer është një bibliograf­i, të cilën jo rrallë e shfletojmë dhe i referohemi. Misioni ynë është shërbim ndaj qytetarëve për të ofruar rend dhe siguri, gjithashtu është shërbim që garanton zbatimin e ligjit, duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, si shprehja më e lartë e demokracis­ë së një vendi dhe pasqyra e vërtetë e një shteti demokratik. Me kënaqësi e them se, falë mbështetje­s dhe vëmendjes së veçantë të dhënë nga Qeveria, Kryeminist­ri Edi Rama dhe nga ministri i Brendshëm, kjo festë e gjen Policinë e Shtetit si një nga shërbimet më avangardë të administra­tës publike dhe një nga institucio­net më të besuara", tha dje Ardi Veliu. Sipas tij, sot Policia e Shtetit ofron më shumë shërbime, zotëron më shumë mjete dhe teknologji të avancuar, ka një staf më të trajnuar, më të paguar dhe më të motivuar për t'i shërbyer me cilësi komuniteti­t. Veliu tha se Policia e Shtetit tashmë ka strategji të qarta për një luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, terrorizmi­t dhe ekstremizm­it të dhunshëm, trafiqeve të paligjshme dhe të gjitha paligjshmë­rive. Rezultatet e arritura në rrugëtimin e Policisë, sipas tij janë bërë të mundura në sajë të përkushtim­it të punonjësve të Policisë, angazhimit dhe në jo pak raste të vetëmohimi­t të tyre. MINISTRI I BRENDSHEM Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha dje se përgjatë mëse një shekulli, forcat e rendit dhe të sigurisë publike, të organizuar­a kryesisht si xhandarmër­i në dekadat e para apo si Polici më pas, kanë përballuar një ndër detyrat më të ndërlikuar­a dhe të vështira në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëv­e. Kanë krijuar kushtet për zhvillimin e përgjithsh­ëm të vendit në një mjedis të bren- dshëm dhe të jashtëm jashtëzako­nisht të vështirë. Ai tha se në përpjekjen e pandërprer­ë për vendosjen dhe mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, Policia shqiptare ka paguar një çmim të madh përmes angazhimit, shërbimit, sakrificës, por edhe gjakut të anëtarëve të saj. "Ky përvjetor është rasti më i mirë për të shprehur mirënjohje­n më të thellë, për të gjithë ata mijëra burra dhe gra që përgjatë 106 viteve kanë shërbyer me nder në radhët e Policisë së Shtetit. Por nderimi më i madh u përket natyrisht atyre që, gjatë këtyre viteve, kanë dhënë jetën e tyre në përmbushje të misionit fisnik", u shpreh Lleshaj. Sipas tij, në këtë përvjetor, Policia e Shtetit ka rastin jo vetëm për të bërë një bilanc të historisë së saj dhe për të nderuar të rënët, por edhe për të hedhur vështrimin përpara, drejt sfidave dhe detyrave të rëndësishm­e që qëndrojnë përpara saj.

 ??  ?? Ardi Veliu, dje gjatë aktiviteti­t
Ardi Veliu, dje gjatë aktiviteti­t
 ??  ?? Disa nga ish- drejtuesit e Policisë së Shtetit
Disa nga ish- drejtuesit e Policisë së Shtetit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania