Panorama (Albania)

Policët në lirim urojnë 106- vjetorin

-

Shoqata e punonjësve të Policisë në lirim 2013, ka përcjellë dje urimet më të mira për një organizatë më të fuqishme, për më shumë suksese, dhe rritje profesiona­le, në 106- vjetorin e themelimit të Policisë. "Nuk mund të themi se Policia e Shtetit ndodhet në ditët e saj më të mira, por urojmë të reflektohe­t nga të gjithë, që nga niveli drejtues tek ai bazë, për të punuar dhe përmirësua­r veten në detyrat që i dikton pozicioni pa dalë asnjë moment nga shinat e ligjit. Kështu secili jep kontributi­n e vet në forcimin dhe perfeksion­imin e organizatë­s. Kjo është detyra A e secilit prej nesh që mbartim këtë stemë e uniformë! Nuk ka rëndësi brenda apo jashtë strukturav­e, profesioni pulson dhe secili duhet ta përkthejë në puls pozitiv me përkushtim në shërbim të organizatë­s, komuniteti­t dhe ligjit! Gëzuar për sukseset e organizatë­s, me urimet që në vijim t'iu rikthehet pas një kohe të gjatë përsëri sukseseve dhe arritjeve pozitive", thuhet në deklaratën e punonjësve të Policisë në lirim 2013.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania