Panorama (Albania)

Vendimi i studentëve: Do vazhdojmë bojkotin, do qëndrojmë të ngujuar

-

Pas rreth një orë mbledhjeje mes studentëve në ambientet e Fakultetit Ekonomik, mbrëmjen e djeshme, në një deklaratë për mediat ata janë shprehur se do të vazhdojnë bojkotin e mësimit, si dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar në fakultet. Më herët në këtë fakultet, studentëve të ngujuar prej tri ditësh u janë bashkuar edhe rreth 200 studentë të tjerë për të bërë një mbledhje e për të vendosur se çfarë do të behët me protestën e tyre, e cila tashmë është kthyer në grevë urie. Studentët janë shprehur njëzëri se nuk do të futen në mësim dhe kërkojnë që Kryeminist­ri Edi Rama të plotësojë të gjitha kërkesat e tyre të parashtrua­ra që në fillim të muajit dhjetor e këtë duhet ta bëjë me ligj, pasi ata shprehen se nëse nuk miratohen me ligj, nuk kanë besim. "Ligji për arsimin e lartë duhet rrëzuar, universite­ti është i yni dhe tani do të ngujohemi të gjithë. Partitë politike t'i mbajnë larg këlyshët e tyre. Rama të mos guxojë të cenojë kauzën tonë. U bëjmë ftesë edhe pedagogëve të na bashkohen. Ngujimi do të jetë pa afat", janë shprehur studentët pas mbledhjes që zhvilluan mbrëmë në Fakultetin Ekonomik. Ata deklaruan se që nga sot e në vijim dyert e fakultetev­e do të jenë të hapura, duke qenë se do të zhvillohet mësim dhe në fundjavë ato u mbyllën sepse ishin ditë pushimi. Ndonëse edhe në fundjavë ka studentë që shkojnë në bibliotekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania