Panorama (Albania)

Fqinjët: Erdhi i gjakosur për të kërkuar ndihmë

-

Biznesmeni durrsak Elton Kelmendi u dhunua nga autorët e grabitjes që i morën mbi 10 mijë euro. Autorët, teksa largoheshi­n nga banesa, morën telefonat celularë të biznesmeni­t dhe të bashkëshor­tes së tij në mënyrë që këta të fundit të mos lajmëronin dot Policinë. Në largim e sipër ata morën për disa metra në formë pengu djalin e tyre 7- vjeçar. Kelmendi iu drejtua fqinjëve të tij për të komunikuar me Policinë. "Eltoni erdhi i gjakosur dhe më kërkoi telefonin. Me jep pak telefonin të flas me Policinë pasi më grabitën shtëpinë disa persona. Pasi lajmëroi Policinë, shkuam te shtëpia e tij. Na ngeli mendja gjithë natën aty. Është një ngjarje shumë e rëndë. Të vijnë në shtëpi dhe të venë armën në kokë dhe të marrin fëmijën peng. Nuk di çfarë të them, nuk jemi fare të sigurt. Nesër, pasnesër mund të jemi në viktima të ndonjë ngjarjeje të tillë", tregon Xhevahiri, fqinji i biznesmeni­t Kelmendi.

 ??  ?? Fqinji i biznesmeni­t
Fqinji i biznesmeni­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania