Vijonin lojërat e fatit, procedohen 2 pronarë lokalesh

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet në të gjithë qarkun në bazë të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve janë konstatuar 2 subjekte me aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Për këtë arsye janë proceduar penalisht pronarët e dy lokaleve, ndërsa 14 persona janë shoqëruar, pasi në momentin e ndë- rhyrjes së Policisë u gjetën duke luajtur poker. "Policia lokale procedoi penalisht pronarët e tyre, konkretisht A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ' Organizimi i lotarive të palejuara' pasi në rrugën ' Todi Shkurti' në subjektin e tij iu gjet një pajisje kompjuterike që përdorej për lojëra fati, si dhe I. A., për veprën penale ' Organizim i palejuar i lojërave të fatit', pasi në rrugën ' Konferenca e Pezës' në subjektin e tij u konstatuan 14 shtetas duke luajtur poker", tha zyrtarisht Policia e Tiranës. Ndërsa njoftoi se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet antiligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit "Komisariati Dixhital" çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

Aleks Burreli, shqiptari i kërkuar nga Europol

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.