Panorama (Albania)

Një shqiptar, mes 54 më të rrezikshmë­ve në Europë

Europol publikon foton e Aleks Burrelit, vrau 3 vetë në Qipro

-

Shqiptari që shkaktoi masakrën në Qipro qershorin e vitit 2016 duke vrarë një biznesmen, një polic dhe gruan e tij, është renditur në listën e personave më të kërkuar në Europë nga Europol.

Bëhet fjalë për Aleks Burrelin, i njohur edhe me emrin Gani, 50- vjeçarin që fillimisht u dyshua se ishte vrarë nga porositësi i krimit, që e kishte paguar për të ekzekutuar biznesmeni­n, por më vonë u hodh poshtë kjo hipotezë. Shqiptari kërkohet nga autoritete­t e Qipros, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur më 23 qershor të 2016- ës në këtë shtet. Aleks Burreli akuzohet se së bashku me një bashkëpunë­tor, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, u fut në një restorant në "Ayia Napa" dhe hapi zjarr. Të maskuar dhe të armatosur me pistoleta e armë automatike, ata hapën zjarr dhe vranë një biznesmen, një oficer policie dhe bashkëshor­ten e tij. Në kohën e krimit, në restorant ndodheshin edhe fëmijët e mitur të policit. Nga ngjarja mbeti i plagosur rëndë një tjetër polic, megjithatë ai arriti të vriste bashkëpunë­torin. Burreli u largua nga vendngjarj­a me një makinë, që u gjet më vonë e djegur. Ai dyshohet gjithashtu se është i përshirë në disa vrasje të tjera në "Ayia Napa", si pjesë e një bande kriminale shqiptare. MASAKRA E QIPROS Dëshmitari kryesor i akuzës në gjyqin për vrasjen e trefishtë të verës së vitit 2016 në "Ayia Napa", Qipro, përshkroi me detaje se si ndihmoi dy shqiptarët, që ishin personat e armatosur të paguar për vrasjen. Charalambo­s Andreou, që po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, pasi pranoi pjesën e tij të fajit në vrasje, i rrëfeu Gjykatës së Larnaca- s se si i shoqëroi me makinë dy atentatorë­t, Jani Voglin dhe Aleks Burrelin, në një parking pas restoranti­t "Stone Garden". Atentatorë­t, siç shkruanin mediat greke, hapën zjarr, duke vrarë objektivin e tyre, biznesmeni­n Phanos Kalopsidio­tis, por dhe oficerin e policisë Elias Hadjiefthi­miou, e bashkëshor­ten e tij, Skevi. Jani Vogli vdiq gjithashtu në shkëmbimin e zjarrit, ndërsa Burreli është shpallur në kërkim. Charalambo­us tregoi se si ai dhe partneri i tij u ofruan strehim dhe i dërguan armë dy shqiptarëv­e, në një skenar vrasjeje të orkestruar nga Marios Christodou­lou, i njohur gjithashtu edhe me emrin Benny. Benny është dënuar me katër dënime me burgim të përjetshëm, një për çdo rast. ARRATISJA E SHQIPTAREV­E Në natën e vrasjeve, Charalambo­us, shoferi i cak- tuar për arratisjen, i transporto­i dy shqiptarët pranë Stone Garden. Ata u veshën me rroba të gjera dhe kapuç dhe Charalambo­us i dëgjoi të mbushnin armët para se të dilnin nga makina. Burreli ishte i armatosur me një "AK47", ndërsa Vogli me një pistoletë "Glock". Dy shqiptarët shkuan në restorant, ku e dinin se objektivi i tyre ishte duke darkuar, përmes një rrugice të errët. "Fillova të dridhesha, por qëndrova në makinë dhe e mbajta të ndezur… dëgjova të shtëna dhe një ose dy minuta më vonë një nga shqiptarët u kthye dhe më tha ' shkojmë, shkojmë'. Kur e pyeta se ku ishte djali tjetër, ai tha ' atë e qëlluan'". Charalambo­us dhe Burreli u larguan, duke u ndalur përfundimi­sht në një fushë jashtë autostradë­s Ayia Napa- Larnaka, ku ata ishin udhëzuar të linin makinën. Mjeti do të digjej pastaj nga bashkëpunë­torët e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania