Panorama (Albania)

SARANDE/ Ishte duke patrulluar, vdes polici i Kufirit

-

SARANDE – Po bënte patrullimi­n e përnatshëm në detin Jon, vdes nga ataku kardiak 65vjeçari. Një punonjës i skafit të Policisë Kufitare në Sarandë, që patrullont­e detin Jon, ka ndërruar jetë mëngjesin e së dielës në rrethana ende të panjohura. Viktima është identifiku­ar si Ilirjan Goga, 65 vjeç. Punonjësi i Policisë së Kufirit kishte dalë në det për kontrollin e kufirit mbrëmjen e së shtunës, siç bëhet çdo mbrëmje në procesin e punës së tyre. Në turn, Ilirja Goga ishte bashkë me dy të tjerë punonjës skafi. Nuk dihet ende shkaku zyrtar i vdekjes së 65- vjeçarit, por, sipas shokëve të tij, rreth orës 04: 00 ai nuk ishte ndier mirë. Kanë kthyer anijen për në Sarande për ta dërguar me urgjencë në spital, por atje 65- vjeçari ka mbërritur i pajetë. Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një atak kardiak, për të cilin mund të kenë ndikuar edhe temperatur­at e ulëta të natës së kësaj të diele që regjistrua­n - 1 gradë celsius. sh. d

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania