Panorama (Albania)

Nuse e vjehrrë u përplasën për vdekje, banorët: Merrni masa

- Bukurie Cufaj

DURRES - Bukurie Cufaj dhe nusja e djalit të saj, Sabie Cufaj, u përplasën për vdekje nga një automjet sapo zbritën nga urbani. Rruga ku ata humbën jetën, vetëm 2 km e gjatë, është mbushur me përkujtimo­re dhe tufa me lule, të vendosura në vendet ku kanë ndodhur aksidente. Kjo rrugë quhet “Vllazërimi”, por banorët e ishKënetës në Durrës e cilësojnë si “rruga e vdekjes”. Në më pak se 10 vite, në këtë rrugë kanë humbur jetën mbi 20 persona. Banorët e zonës, një ditë pas aksidentit të frikshëm, dolën në protestë për mungesën e semaforëve dhe mbikalimit që janë faktorët përcaktues në numrin e lartë të vdekjeve. Rasti i fundit ishte pikërisht ai i së shtunës mbrëma, ku një 22vjeçar përplasi për vdekje dy gra, përkatësis­ht vjehrrën dhe nusen. Në këtë rrugë, vetëm pak para nisjes së protestës, një drejtues automjeti u përplas me një shtyllë në anë të rrugës në tentativë për të shmangur përplasjen e një këmbësori. Sipas Policisë, viktima kanë mbetur Bukurie Cufaj dhe nusja e djalit të saj Sabie Cufaj, përkatësis­ht 56 dhe 38 vjeçe. Ngjarja ndodhi rreth orës 19: 30, në kohën kur vjehrra dhe nusja zbritën nga urbani për të shkuar në banesën e tyre që ndodhej disa metra më tej. Në mo- mentin që kanë zbritur, ato janë marrë përpara nga një makinë tip “BMW” me targa AA 835 BD që drejtohej nga një 22vjeçar. Shenjat e aksidentit që u mori jetën dy grave janë ende të dukshme. Banorët e zonës pohojnë se jeta e tyre mbetet e rrezikuar çdo ditë teksa kalojnë rrugën. Banorët i kërkojnë autoritete­ve marrjen e masave për shtimin elementeve të sigurisë, në të kundërt aksidente të ngjashme me përmasa tragjike do të jenë të vazhdueshm­e. “Vetëm në dhjetë vjet mund të kenë humbur jetën mbi 25 persona nga aksidentet. Ne kemi nevojë për mbikalim dhe vendosjen e një semafori funksional që makinat të mos ecin me shpejtësi. Në rrugën me një qarkullim të lartë automjetes­h dhe këmbësorës­h nuk ka asnjë element sigurie. Mbikalimet për këmbësorët nuk janë vendosur. Semaforët në të shumtën e kohës ndodhen në gjendje pasive, ndërsa sinjal- istika horizontal­e mungon”, u shpreh një prej banorëve. Më të ekspozuar ndaj aksidentev­e në këtë segment mbeten nxënësit e shkollave të cilëve iu duhet të kalojnë çdo ditë përmes qindrave automjetev­e për të shkuar në shkollë dhe për t’u kthyer në shtëpi. l. m

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania