Panorama (Albania)

RRUGA

-

Kryebashki­aku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, deklaron qartë se bashkia nuk mundet që të hapë rrugën nga Qafë Thorja në Bogë sepse, sipas tij, bora i kalon dy metra e madje në disa vende, si shkak i ortekut, shkon deri në 5 metra. Deri në pranverë kur bora të nisë të shkrihet vetvetiu, banorët e Thethit dhe fshatrave të tjerë të Dukagjinit nuk do të mund të kalojnë nga kjo rrugë për shkak të borës dhe e vetmja mundësi është në anën tjetër përgjatë lumit Kir në një rrugë të amortizuar dhe që shkon deri në 6- 7 orë për të shkuar në qytet, që po pastrohet nga Bashkia Shkodër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania