Panorama (Albania)

GREQI/ S’i ndaloi Policisë, 27- vjeçari kapet me drogë

-

GREQI – Tentoi t’i shpëtonte ndjekjes së Policisë, i riu shqiptar kapet me lëndë narkotike. Policia greke ka arrestuar një 27- vjeçar shqiptar, pasi në makinën e tij janë gjetur rreth 53 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Mësohet se, Policia e vendit fqinj e ka ndjekur automjetin që vinte nga kufiri i gjelbër pas dyshimeve se po kryente trafik të lëndëve narkotike. Automjeti është tentuar të ndalohet në Kompoti, Artë, i është bërë shenjë, por i riu shqiptar në këto momente ka shtuar shpejtësin­ë. Policia ka vazhduar ndjekjen dhe është arritur të kapet në rrugën Olimpia, pranë vendit të quajtur Selianitik­a, Axaia. Nga kontrolli, brenda në mjetin e 27- vjeçarit janë gjetur dhe sekuestrua­r 38 pako me 53 kg kanabis sativa dhe 2 celularë. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shqiptar 27 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. sh. d

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania