Panorama (Albania)

Prokurori Hajredin Fuga: Kërkoj ndjesë, zbatova ligjin

Ish- gjykatësi Jani Vasali: Dënimi me vdekje i të gjykuarit Shtjefën Kurti për sabotim, pa bazë ligjore

-

LETRA E PROKURORIT HAJREDIN FUGA

Shënim Në takimin e parë të datës 2 qershor 2011, unë të shpreha keqardhjen time të thellë për gjithçka ndodhi në Shqipëri, në periudhën e regjimit komunist ndaj qindra e mijëra shqiptarëv­e, përfshirë dhe rastin konkret, të cilët u persekutua­n dhe u martirizua­n vetëm e vetëm pse u përpoqën dhe luftuan për lirinë e mendimit dhe të fjalës së lirë.

Unë e kam ndjerë dhe e ndjej si detyrim të vazhdueshë­m që të shpreh ndjesë ndaj gjithë atyre personave që, në tërë këtë që ndodhi në Shqipëri, humbën njerëzit e tyre më të dashur. Duke lexuar, brenda dy ditëve, njërin nga librat që më dhuruat, unë munda të njihem realisht me figurën e shquar të Dom Shtjefnit, si një patriot, atdhetar, personalit­et dhe luftëtar i paepur për çështjen kombëtare, për arsimin dhe gjuhën e vendit tonë. Ju përgëzoj për atë punë të lavdëruesh­me që keni bërë për njohjen dhe përjetësim­in e figurës së këtij martiri. Këtë e them me sinqeritet dhe të më besoni.

Kanë kaluar diçka më shumë se dyzetë vjet në largësinë e viteve dhe do të përpiqem të jem i saktë në kujtesën time. Ngjarja ka filluar dhe është zhvilluar kështu: Organet e Policisë të Rrethit Krujë, rastësisht apo të njoftuar, kapin një kooperativ­ist të fshatit Gurrëz, duke tregtuar drithë në pazarin e Milotit. Pasi bëjnë verifikime­t, u rezultoi se drithi ishte vjedhur në kooperativ­ë, prandaj për kompetencë, materialet ia dorëzuan Prokuroris­ë së Krujës, bashkë me dy kooperativ­istët, emrat e të cilëve nuk i mbaj mend, që ishin ndaluar nga Policia. Nga Prokuroria e Krujës u zhvillua hetimi për krimin e përvetësim­it të pasurisë kooperativ­iste, nga ku rezultoi se në këto vjedhje ishin implikuar edhe persona të tjerë. U kryen arrestime, gjithnjë për vjedhje të pronës në përpjesëti­me të mëdha.

Pas pak muajve, në Komitetin e Partisë Krujë u organizua një takim, ku qenë të pranishëm përfaqësue­s nga Ministria e Brendshme dhe unë si prokuror i Rrethit Krujë. Përfaqësue­sit e Ministrisë kërkuan që çështja të transferoh­ej për hetime të mëtejshme në Ministrinë e Brendshme, duke nxjerrë dy arsye: Së pari, se Prokuroria e Krujës nuk kishte forca fizike të mjaftueshm­e ( organika me pak njerëz) dhe, së dyti, sepse Ministria kishte të dhëna që vjedhjet bëheshin me motive armiqësore. Unë nuk i pranova këto arsye dhe njëkohësis­ht kërkova ndihmë nga Prokuroria e Përgjithsh­me, e cila më dërgoi për disa kohë një hetues nga Prokuroria Lezhë, që më kujtohet quhej Adnan Gërxhaliu. Ndërsa ne vazhdonim hetimet, gjithnjë për krimin e vjedhjes, më vjen urdhri verbal nga Prokuroria e Përgjithsh­me, që çështja të transferoh­ej për hetime të mëtejshme Ministrisë së Brendshme. Zbatuam urdhrin dhe nga ai moment, ne si Prokurori ndërpremë çdo lidhje me çështjen. Të arrestuari­t dhe dokumentet e hetimit u kaluan në Tiranë. Me hetimet e mëtejshme u mor Drejtoria e Hetuesisë në Ministrinë e Brendshme, të cilat zgjatën mbi 10 muaj. Gjatë hetimeve të kryera nga Drejtoria e Hetuesisë së Ministrisë së Brendshme janë marrë si të pandehur, janë akuzuar dhe janë arrestuar ( me miratim të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me) edhe persona të tjerë, midis të cilëve edhe Dom Shtjefën Kurti. Në përfundim të hetimeve, me akuzë të Drejtorisë së Hetuesisë së Ministrisë së Brendshme, çështja i dërgohet për kompetencë gjykimi, Gjykatës së Rrethit Krujë. Gjykimi, me porosi u zhvillua për disa ditë në fshatin Gurrëz, në ish- Kishën e zonës, që qe shndërruar si vatër kulture. Unë në këtë gjyq isha në rolin e prokurorit të çështjes, ndërsa gjyqtar ishte kryetari i Gjykatës, zoti Qazim Mani dhe dy ndihmësgjy­qtarë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen. Gjykimi është zhvilluar i hapur, me pjesëmarrj­en e banorëve të fshatit, një pjesë e të cilëve edhe kanë diskutuar para dhënies të vendimit. Të pandehurit u janë përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga trupi gjykues, kanë dhënë shpjegime dhe qartësime rreth akuzave, janë mbrojtur vetë ( sepse avokatia nuk funksionon­te në atë kohë) dhe, me sa më kujtohet, kanë pranuar fajësinë e tyre dhe të pjesëtarëv­e të grupit. Pas pretencës që unë mbajta, e cila ndodhet në dosje dhe pas fjalës së fundit të të akuzuarve, Gjykata dha vendimin e saj, që gjithashtu gjendet në dosje. Sipas vendimit të Gjykatës, akuzat e ngritura u konsiderua­n të vërtetuara dhe të cilësuara juridikish­t drejtë, duke dhënë dënimet përkatëse. Mbi ankimet e të akuzuarve, çështja u shqyrtua nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i cili la në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Krujë. Edhe ky vendim ndodhet në dosjen përkatëse. Pasi vendimi i dënimit mori formë të prerë nga Gjykata e Lartë, Presidiumi i Kuvendit Popullor ligjëroi dënimin me vdekje të të ndjerit Dom Shtjefën Kurti. Për ekzekutimi­n e këtij dënimi kam ardhur në dijeni në këto rrethana: Një ditë, ndihmëspro­kurori Piro Luli më vjen me vonesë në zyrë. Ky punonte në Krujë, por banonte familjaris­ht në Tiranë, i cili më tha se mbrëmë në mesnatë më erdhën në shtëpi punonjësit e Policisë dhe më thanë të isha prezent gjatë zbatimit të vendimit për të ndjerin Dom Shtjefën Kurti, kështu që thuajse gjithë natën e kaluam me këtë veprim. E pyeta nëse ishin zbatuar rregullat dhe a u mbajtën dokumentet përkatëse dhe ai m'u përgjigj pozitivish­t. Unë vetë as jam vënë në dijeni të faktit se do të zbatohej vendimi i Gjykatës, as kam caktuar ndonjë person që të përfaqëson­te Prokurorin­ë dhe as di se ku dhe si është bërë zbatimi i vendimit, rrjedhimis­ht, nuk kam asnjë dijeni më tepër për të ndihmuar sadopak familjarët e të pushkatuar­it për gjetjen e eshtrave të tij, përveçse as sa më informoi vartësi im...

Dënimi i dhënë në rastin e grupit të Gurrëzit, nuk mund të ishte i pandikuar nga interesat dhe propaganda e Partisë. Më kujtohen se edhe për këtë çështje u përdorën forma dhe metoda të ndryshme, nga të cilat po përmend:

Përpunimi politik dhe ideologjik mbi trupin gjykues dhe të tjerëve. Pasi Ministria e Brendshme përfundoi hetimet, për rezultatet e tyre ka informuar Komitetin Qendror të Partisë. Pak kohë para gjykimit, nga Komiteti Qendror është botuar një buletin, i cili u shpërnda në tërë vendin dhe me të u njohëm edhe ne. Në këtë buletin, që përmbante konkluzion­et e Partisë, bëhej analiza e veprimtari­së së grupit që nxitej dhe frymëzohej nga armiku për të sabotuar ekonominë dhe sistemin kooperativ­ist në Shqipëri. Grupi, veçanërish­t i ndjeri Dom Shtjefën Kurti, cilësohej si mjaft i rrezikshëm, etj.. Kjo metodë nuk dallonte aspak nga ato të përdorura më para apo më pas, për të ashtuquajt­urat veprimtari armiqësore në ekonomi, në ushtri, në art e kulturë, në naftë, etj., ku analizat, konkluzion­et, përgjegjës­itë dhe deri tek epitetet juridike i bënte Partia.

Dom Shtjefën Kurti akuzohej si personi ndihmës në rolin e nxitësit. Sipas nenit 26 të Kodit Penal, bashkëpunë­torë për kryerjen e veprës penale quhen organizato­rët, ekzekutues­it, shtytësit dhe ndihmësit. Po sipas nenit 27 të këtij Kodi, organizato­rët, shtytësit dhe ndihmësit kanë përgjegjës­i si dhe ekzekutorë­t për veprën penale të kryer. Në caktimin e dënimit për bashkëpunë­torët merret parasysh shkalla e pjesëmarrj­es dhe roli i secilit për kryerjen e veprës penale. Edhe sikur vepra të cilësohej si vjedhje në përpjesëti­me të mëdha, dënimi sipas Kodit Penal të kohës ( neni 80 K. Penal) dënohej jo më pak se 7 vjet heqje lirie deri në vdekje.

Gjykata e Lartë në praktikën e saj gjyqësore kishte pranuar se shpërdorim­i dhe përvetësim­i i pronës në përpjesëti­me të mëdha i shoqëruar me agjitacion dhe propagandë konsideroh­ej si sabotim ekonomik. Që nga viti 1955 ka shembuj të vendimeve të Gjykatës së Lartë, derisa aty nga viti 1973- 1974 doli edhe udhëzuesi i Plenumit të Gjykatës së Lartë... këto sqarime juridike nuk i bëj për justifikim, por dëshiroj të them me sinqeritet se kjo ka qenë bindja ime dhe se asnjëherë me vetëdije dhe me paramendim nuk kam pranuar apo nuk do të pajtohesha me shtrembëri­min e qëllimshëm të ligjit. Kam punuar afro 50 vjet, gabime edhe mund të kem bërë, këtë kurrë nuk e përjashtoj, por me shpirt jam përpjekur të jem i pastër. Të falënderoj që më premtove se do të mbetemi miq të vërtetë.

Tiranë, 07.05.2011

 ??  ?? Faksimile e letrës së prokurorit Hajredin Fuga
Faksimile e letrës së prokurorit Hajredin Fuga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania