Panorama (Albania)

Shtëpia e Bardhë ka kërkuar plane për të sulmuar Iranin

-

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi Pentagonit vitin e kaluar plane për nisjen e një sulmi ushtarak kundër Iranit, sipas informacio­neve të publikuara të dielën në “Wall Street Journal”, e cila u bazua në biseda me zyrtarët e tanishëm dhe ishzyrtarë të SHBA- ve. Kërkesa e Këshillit, e cila udhëhiqet nga këshilltar­i i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, erdhi pas një sulmi në shtator në ambasadën e SHBA- ve në Bagdad nga një grup militantës­h që besohet se kanë lidhje me Iranin, sipas “Journal”. Mira Ricardel, ish- zëvendëskr­yetarja e Sigurisë Kombëtare, i përshkroi sulmet në Irak si një akt lufte dhe tha se SHBA- të duhet të reagonin në përputhje me rrethanat. Kërkesa ishte pritur me shqetësim nga Pentagoni dhe Departamen­ti i Shtetit, sipas “Journal”, dhe një ishzyrtar i administra­tës kishte thënë për gazetën se njerëzit ishin të tronditur. Një zyrtar i lartë i administra­tës tha për “CNN” të dielën, se nuk është e saktë të thuhet se Pentagoni dhe Departamen­ti i Shtetit u kapën në befasi nga kërkesa, por nuk pranoi të konfir- mojë ndonjë hollësi tjetër nga raporti i “Journal”. Ndonëse Pentagoni iu bind kërkesës së Këshillit, sipas raportimit në gazetë, nuk dihet nëse planet për goditjen e Iranit janë ndërtuar apo janë siguruar plotësisht në Shtëpinë e Bardhë. Gazeta gjithashtu shkruan se nuk dihet nëse Presidenti Donald Trump kishte njohuri për kërkesën. Në një deklaratë të dhënë për “CNN” të dielën, Garrett Marquis, një zëdhënës i Këshillit, tha se ai koordinon politikën dhe i siguron Presidenti­t mundësi për të parashikua­r dhe për t’iu përgjigjur një shumëllojs­hmërie kërcënimes­h. “Ne vazhdojmë të rishikojmë statusin e personelit pas sulmeve të tentuara ndaj ambasadës sonë në Bagdad dhe konsullatë­s sonë në Basra dhe ne do të shqyrtojmë një gamë të plotë opsionesh për të ruajtur sigurinë e tyre dhe interesat tona”, thuhej në deklaratë. Gazeta “WSJ”, duke cituar biseda me njerëz të njohur me bisedimet, gjithashtu raportoi se Këshilli kërkoi opsione për nisjen e sulmeve në Irak dhe Siri, kur ata bënë kërkesën për Iranin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania