Benfika do shqiptarin, për Mihajn në garë edhe PAOK- u

Panorama (Albania) - - SPORT -

Enea Mihaj ka qëndruar jashtë fushave të lojës për disa javë, por jo jashtë vëzhgimit të skuadrave të mëdha kur bëhet fjalë për transferimet në merkato. Në Portugali bëjnë me dije se qendërmbrojtësi kuqezi është vënë nën shënjestrën e Benfikës. Mirëpo, në Greqi shtojnë edhe faktin se ka dy klube greke që janë të interesuara për shërbimet e 20- vjeçarit dhe po ndjekin me kujdes situatën rreth tij.

"Shqiponjat" - Benfika dhe Panetolikos kanë ruajtur marrëdhënie mjaft të mira dhe së fundmi kanë konkretizuar transferimin e dy futbollistëve. Guga dhe Pedro Amaral, të cilët ishin pjesë e skuadrës së dytë të Benfikas, i janë bashkuar skuadrës greke. Mirëpo, operacioni i transferimit nuk përfundon me kaq, pasi në Portugali janë të bindur se do të ketë edhe të tjerë futbollistë që do të përfshihen në këto tratativa. Nga sa bëhet me dije, "Record" ka njoftuar se Benfika ka piketuar qendërmbrojtësin e Shqipërisë, Enea Mihaj dhe 17- vjeçarin Liavas për sulmin. Mbrojtësi i Kombëtares ka vetëm pak ditë që është rikthyer në fushën e lojës për të kryer stërvitje të plotë dhe menjëherë duket se mund të ketë transferim dhe një hap të madh në karrierën e tij, në rast se mundësohet transferimi te Benfika, skuadra e "shqiponjave".

Greqi - Mihaj shihet si një nga talentet e pakta që ka nxjerrë Panetolikos vitet e fundit. Emri i mbrojtësit kuqezi është prej kohësh në regjistrat dhe zyrat e skuadrave të PAOK dhe AEK, të cilat janë duke ndjekur situatën e tij. Momentalisht, PAOK shihet se ka shfaqur më së shumti interesim për të, teksa AEK ka qenë në të shkuarën skuadra më e interesuar për qendërmbrojtësin kuqezi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.