Panorama (Albania)

Interi, "tenis" ndaj Beneventos, shkëlqejnë Martinez e Kandreva

-

Interi kalon në fazën çerekfinal­e të Kupës së Italisë, pasi mundi me lehtësi Beneventon në një "San Siro" pa tifozë, me shifrat e thella 6- 2. Zikaltrit vulosën gjithçka që në minutat e para, ku Ikardi me penallti, e më pas Kandreva, shënuan dy herë brenda 7 minutave. Dalbert trefishoi në sekondat shtesë të pjesës së parë, me një goditje të bukur me të majtën nga brenda zone. Me fillimin e të dytës, në minutën e 48- të, Lautaro Martinez shënoi me kokë, ndërsa në të 66- tën shënoi edhe me një goditje tokazi brenda zone, ndërsa në sekondat e fundit të takimit pati kohë edhe për një gol të dytë të Kandrevës. Insinje dhe Bandineli shënuan për miqtë, por pa rezistuar më shumë përballë një Interi të etur për triumf. Kjo sfidë u luajt me një stadium me dyer të mbyllura për shkak të vendimit disiplinor që është marrë ndaj zikaltërve, për shkak të koreve raciste në ndeshjen ndaj Napolit. Tashmë, në fazën tjetër, ekipi i Spaletit do të gjejë përballë Lacion e Strakoshës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania