Panorama (Albania)

Vijon “magjia” e Solskjaer, Junajtid thyen edhe Totenhemin

-

Mançester Junajtid vazhdon të tregojë se është një ekip i rilindur pas largimit të Murinjos nga posti i trajnerit, me Solskjaeri­n tashmë në stol. "Djajtë e kuq" fituan ndeshjen e pestë radhazi në Premier League, këtë herë 0- 1 në transfertë ndaj Totenhemit. Ndeshja ishte e hapur dhe me shumë raste, por u vendos nga një gol i Rashford në minutën e 44- t të pjesës së parë. Pas një gabimi në pasim të Tripier, topi shkoi tek Pogba, i cili me një asistim të përkryer, shërbeu për Rashford dhe ky i fundit ndëshkoi portierin Loris me një të djathtë precize. Me këtë fitore, Mançester Junajtid shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e gjashtë dhe afrohet shumë me Arsenalin e vendit të pestë, që të siguron Europa Leaguen, por edhe me pjesën më sipër në tabelë. Nga ana tjetër, Totenhemi mbetet në kuotën e 48 pikëve, në vendin e tretë.

DE GEA DHE RASHFORD David De Gea dhe Markus Rashford ishin protagonis­tët absolutë të triumfit që skuadra e Mançester Junajtid arriti ndaj Totenhemit. Në prononcimi­n pas ndeshjes, De Gea, i cili u zgjodh dhe njeriu i ndeshjes, u shpreh: "Ky është Mançester Junajtid i vërtetë. E merituam plotësisht fitoren përballë një skuadre shumë të fortë, e kontrollua­m shumë mirë pjesën e parë dhe u mbrojtëm të gjithë së bashku në të dytën. Një fitore shumë e rëndësishm­e", u shpreh De Gea. Nuk mund të mungonte dhe komenti i Rashford, që përgëzoi portierin e "Djajve të Kuq" për performanc­ën e shkëlqyer: "Ishte ndeshja më e vështirë deri më tani këtë sezon. Na duhej të punonim shumë për të marrë këtë triumf dhe jemi shumë të lumtur që ia dolëm. Nuk isha unë ai që i fitoi ndeshjen Junajtid, por të gjithë duhet të përgëzojmë De Gean", tha Rashford.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania