Bare titullar, Malaga fiton dhe arrin kreun

Panorama (Albania) - - SPORT -

Po, Tomas Guidara raportohet se është piketuar nga trajneri italian i Kombëtares dhe se do t'i propozojë që të veshë fanellën kuqezi.

Arbëreshi argjentinas - Tomas Guidara duket se është një opsion serioz për mbrojtjen e Kombëtares sonë. Nga ajo që raportohet nga mediat argjentinase, përkatësisht "Mundo Lavoz", thuhet se trajneri Panuçi do të kalojë oqeanin javës që vjen për të takuar mbrojtësin e Belgranos. Ky i fundit është me prejardhje shqiptare dhe tekniku italian do të mundohet ta bindë të veshë fanellën e Kombëtares sonë. 22- vjeçari luan si mbrojtës i djathtë. Një interesim i tillë i Panuçit për Guidaran ka nisur prej muajsh, teksa kuqezinjtë bëheshin gati për të luajtur në Ligën e Kombeve. Në nëntor të vitit 2018, "Ole" raporton se Kombëtarja shqiptare është interesuar për të pasur shërbimet e Tomas Ezekiel Guidara, i lindur më 13 mars 1996 në Kordoba. I formuar te skuadrat e

Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, ka luajtur ndeshjen e tij të dytë me skuadrën e Malagës, por të parën, pra, debutimin si titullar në Ligën e Dytë spanjolle. 21- vjeçari është hedhur në fushë nga minuta e parë nga trajneri Muniz në sfidën ndaj Zaragozës, që u fitua nga skuadra e shqiptarit me rezultatin 0- 2. Bare qëndroi në fushë përgjatë 90 minutave, duke bërë një paraqitje të kënaqshme. Mesfushori fierak u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59- të. Me këtë fitore të arritur, Malaga u ngjit në kuotën e 39 pikëve, duke ngushtuar diferencën në vetëm 1 pikë nga kryesuesit e Granadës. Me paraqitjen e djeshme, mesfushori i Kombëtares duket se ka fituar besimin e trajnerit dhe pritet që në sfidat e ardhshme të marrë minuta të tjera, duke u shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën spanjolle. moshave të Belgranos, ai është pjesë e kësaj skuadre aktualisht dhe militon në Superligën argjentinase. Më tej, media më e madhe argjentinase vijonte në atë periudhë me faktin që ishte kontaktuar agjenti i mbrojtësit të djathtë, Horacio Rosi në lidhje me mundësinë që futbollisti t'u bashkohet kuqezinjve.

Panuçi - Me gjithë daljen e lajmit në një nga mediat më të mëdha argjentinase në atë periudhë, trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, e mohoi që të kishte diçka konkrete për mbrojtësin e djathtë. I pyetur në një nga konferencat për shtyp për Guidaran, Panuçi shprehej: "E di kush është, e kam parë, por nuk kemi folur", komentonte Panuçi përpara disa muajsh kur u pyet për argjentinasin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.